Bylykbashi: Reforma zgjedhore
bipartizane, zgjidhja qeveri teknike

Komisioni i reformës zgjedhore do të jetë bipartizan me numër të barabartë anëtarësh maxhorancë-opozitë, por demokratët nuk besojnë se kjo qeveri mund të organizojë zgjedhje demokratike. Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi beson se qeveria teknike mund të realizojë këtë reformë, pasi në dy vjet në pushtet kjo qeveri nuk tregoi vullnet për të adresuar rekomandimet e zgjedhjeve të 2013 dhe të 2015.

"Raporti i 2015-ës i OSBE-ODIHR-it tregon që kjo qeveri jo është e paaftë, kjo qeveri nuk ka vullnet për të organizuar zgjedhje të vërteta demokratike. Një qeveri teknike do ishte shumë e rëndësishme për të garantuar zgjedhje që janë të besueshme nga të gjithë," thotë ai.

Komisioni i reformës ka në përbërje 10 anëtarë , 5 nga shumica e 5 nga pakica. Oerd Bylykbashi thotë se në traditën e 13 viteve të fundit për një reformë të tillë asgjë nuk do të kalojë pa konsensusin e dy partive të mëdha PS e PD.

"Partitë parlamentare të gjitha të përfaqësuara me numër të barabartë 5 dhe 5 me bashkëkryesinë ku po ashtu si në të shkuarën vendimet përveçse më shumice meren me konsesusin e domosdoshëm të PD dhe PS pra pa këtë askush nuk mund t'i pranojë pra po s'qen të dyja dakort askush nuk mund të luajë lojën e shumicës palës tjetër," shprehet Bylykbashi .

Demokratët theksojnë rëndësinë e reformave bipartizane pasi në të kundërt rezultatet nuk do të jenë ato që priten. Sipas Oerd Bylykbashit ky shqetësim u reflektua në reformën territoriale dhe atë në drejtësi.

"Është çështje tradite po këta i thyejnë të gjithë traditat e konsensusit pra tregon qëllimin që kishin që në reformën territoriale edhe në reformen në drejtësi për ta marë edhe për ta bërë ashtu si donin. Një reformë elektorale dhe reformën në drejtësi një reformë për të kapur drejtësinë," tha deputeti demokrat.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla

Nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet e 6 marsit 2022, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Rrogozhinës Edison Memolla