Bylykbashi: Sharlatan dil jashtë
Balla: Byroja t'i tërheqë veshin!

Bylykbashi: Sharlatan dil jashtë<br />Balla: Byroja t'i tërheqë veshin!
TIRANE - Duket se palët politike e kanë të vështirë të gjejnë konsensusin për të ecur përpara me procesin e dekriminalizimit.

Komisioni posaçëm është karakterizuar nga debate të forta dhe fyerje mes mazhorancës dhe opozitës dhe shkak për këtë është bërë një shkresë që i duhej dërguar komisionit të Venecias për asistencë. Kryetari i komisionit Oerd Bylykbashi me tone te forta është shprehur se shkresa nuk është firmosur nga nënkryetari Balla me qëllim mbajtjen zvarrë të procesit të dekriminalizimit sidomos ne kushtet kur jemi para zgjedhjeve .

Por deklaratat e Bylykbashit kanë sjellë reagimin e Spartak Brahos dhe nënkryetarit Balla I cili fillimisht ka tentuar të sqarojë se kjo kohe iu është dashur anëtareve të maxhorancës për të përmirësuar cilësinë e dokumenteve te përpiluara nga opozita.

Por replikat mes Balles dhe Bylykbashit agravuan situatën duke sjelle largimin e opozitës ndërsa u artikulua nga mazhoranca edhe kërkesa e tyre për largimin e Bylykbashit nga komisioni. 
 
Debatet ne komisionin per dekriminalizimin
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani