Bylykbashi: Tahiri ka mësuar
nga 'terroristët' italianë, do Zoti dhe ...

Bylykbashi: Tahiri ka mësuar<br />nga 'terroristët' italianë, do Zoti dhe ...<br>
Demokratët kanë vërshuar me reagime të forta ndaj Saimir Tahirit, pas vendimit të Këshillit të Mandateve, ku anëtarët dërguan në Kuvend dy raporte, në lidhje me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij. Deputeti Oerd Bylykbashi shkruan në ‘Facebook’ se Tahiri ka mësuar nga terroristët italianë,  kur deklaron se është gati të hetohet, por jo të bëjë burg.

Sipas Bylykbashit, ai ka luksin të zgjedhë kur të arrestohet e kur jo, ndërsa mazhoranca ka vendosur ta mbrojë atë.

“Ne Itali, terroristet e Brigadave te Kuqe deklaroheshin si te burgosur politike sapo arrestoheshin. Pavaresisht kesaj, te gjithe i njohen si terroriste dhe si te tille u denuan.

Betino Craxi, kreu i socialisteve italiane, deklaroi ne 1993 se kerkonin ta arrestonin per motive politike dhe perdori imunitetin parlamentar per t'u mbrojtur. Me pas u arratis nga Italia ne Tunizi. Drejtesia e denoi per korrupsion, ne mungese.‎

Sajmir Tahiri paska mesuar nga keta. Na deklaroka se eshte gati te hetohet por jo te beje burg. Ky paska luksin te zgjedhe kur te arrestohet e kur jo. Njesoj si Craxi-n, mazhoranca socialiste vendosi sot ta mbroje nga arrestimi. Do Zoti dhe nuk na deklarohen Habilajt si te burgosur politike ne Itali, duke degjuar kusheririn e tyre!‎”, shkruan Bylykbashi.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës