Bylykbashi:Tahiri ka marrë miliona
euro dhe dhurata nga trafikantët‎

Bylykbashi:Tahiri ka marrë miliona<br />euro dhe dhurata nga trafikantët‎<br>
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, iu ka bërë thirrje shqiptarëve të rrëzojnë qeverinë, pasi sipas tij, ligji është në duart e Edi Ramës dhe është i pabarabartë. Duke u ndaluar te kërkesa e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit, deputeti shkruan në ‘Facebook’ se mazhoranca socialiste po përdor imunitetin parlamentar për ta mbrojtur deputetin nga burgu.

Sipas tij, për Ramën dhe ministrat e tij, bashkëpunëtorë në krim, ligji është më i barabartë se për të tjerët, teksa sjell në vëmendje rastin e komisar Zaganit, i cili u arrestua pas denoncoi trafikun e drogës të Habilajve.

"Ligji eshte i barabarte per te gjithe. Por per Ramen dhe ministrat e tij, bashkepunetore ne krim, eshte edhe ME I BARABARTE se per te tjeret. Komisar Zagani denoncoi me fakte trafikun e droges se Habilajve edhe me makinen e Saimir Tahirit, ‎perfshirjen e ministrit dhe zyrtareve te policise. Saimir Tahiri dhe Edi Rama e denigrojne. Cfare ndodhi? Zagani u arrestua per shperdorim detyre, sepse ua kishte dhene informacionin agjensive ligjzbatuese te Italise dhe u detyrua te kerkoje azil politik.

Saimir Tahiri, minister i brendshem, rezulton ne pergjimet e italianeve si i lidhur me trafikun e Habilajve dhe se ka marre miliona euro dhe dhurata nga trafikantet‎. Prokuroria kerkon arrestim me qellim qe te mos prishe provat. Saimir Tahiri kercenoi Kryeministrin. Cfare ndodhi: Mashoranca socialiste vendosi qe te perdore imunitetin parlamentar per te mbrojtur Saimir Tahirin nga arrestimi e ta mbaje te lire. Shqiptare, ligji ne duart e Edi Rames eshte i pabarabarte. Kjo qeveri duhet rrezuar!", shkruan Bylykbashi.‎

bylykbashi fb

(Postimi i deputetit në Facebook)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës