Bypass-i në Fier, banorët protestë 
për çmimin e ulët të dëmshpërblimit

Fshati Povelcë në Fier është ndër zonat ku pritet të kalojë Bypass-i i qytetit, ndërsa banorët aktualisht janë kundër këtij investimi. Këta të fundit janë të pakënaqur me çmimin e përcaktuar për tokën që do ju merret për ndërtimin e këtij Bypassi.

Banorët të tubuar pranë vendit ku pritet të kalojë ky Bypass, sqarojnë se shteti ka vendosur që 1 dynym tokë në këtë fshat, të vlerësohet me 143 mije lekë, ndërsa në fshatrat ngjitur çmimi është 4 fish më i lartë.

Banorët pohojnë se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh atëherë protestat do të përshkallëzohen.
 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion