Bypass-i i Fierit, Rama: Javët në vijim finalizojmë kontratën, TAP i jep 1 mld euro ekonomisë

Kryeministri Edi Rama njoftoi se javën e ardhshme do të nënshkruhet kontrata  për By Passin e Fierit, një nga nyjet më të rëndësishme të qarkullimit  në vend.  “Kështu që mund të them me plot gojën se në javët në vijim do të mund të finalizojmë kontratën dhe pastaj të fillojmë për të mos ndaluar më punimet, natyrisht me ato standarde që kemi nisur t’i tregojmë me punët në infrastrukturën publike.”

Në fillimin e punimeve në det për gazsjellësin TAP, Rama theksoi rëndësinë e këtij projekti për ekonominë shqiptare.  “Mendoj që ia vlen të nënvizohet po ashtu, se ekonomia shqiptare, falë gazsjellësit do të përfitojë afro 1 miliardë euro injeksion në dy dekadat e ardhshme dhe këtë e thotë një studim i Universitetit të Oksfordit.”

Punimet po kalojmë tashmë në linjën ujore, pasi është drejt përfundimit shtrirja e rrjetit në pjesën tokësore. “Tanimë, rreth 80% e projektit ka përfunduar dhe fillon edhe sfida e fundit, lidhja me anën tjetër të detit, me Italinë, krijimi i seksionit detar që ka një gjatësi prej 37 km në territorin e ujërave shqiptare dhe 25 km në territorin italian, bashkë me 43 km në ujërat ndërkombëtare”. Kryeministri shtoi se ky projekt ka rritur punësimin në vend.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare