Patëllxhanë furre në brumë në formë byreku

Përbërësit për brumin:

  • 3 vezë
  • 300 ml qumësht
  • 300 gr djathë i butë
  • 300 gr kos
  • 3 lgj vaj ulliri
  • 1 lç sodë
  • 150 gr miell gruri
  • 150 gr miell misri
  • Pak sheqer, pak kripë

Mbushja:

  • 30 gr gjalpë
  • 3 thelpinj hudhër
  • 1 qepë
  • 1 spec i kuq
  • 1 domate
  • 500 gr patëllxhanë
  • 200 gr djathë
  • 2 lgj miell misri

Përgatitja:

Patëllxhanët i lëmë në ujë me kripë për rreth 15 minuta. Ndërkohë në një tas vendosim vezët, kosin, qumështin, vajin, kripën, sheqerin dhe sodën e bukës. Pasi i përziejmë mirë shtojmë miellin e situr, vazhdojmë trazimin dhe në fund shtojmë djathin e butë. Në një tigan ngrohim pak gjalpë, vendosim thelpinjtë e hudhrës, më pas qepën e prerë në gjysmë hëne. Pasi kaurdisim qepën, shtojmë specin e kuq, domaten e prerë në kubikë dhe patëllxhanët. Vendosim kapakun dhe i lëmë perimet të gatuhen. Lyejmë një tavë me gjalpë, e pudrosim me pak miell dhe vendosim gjysmën e sasisë së brumit të përgatitur. Vendosim një shtresë me mbushjen me perime dhe sipër vendosim pjesën tjetër të brumit. E nivelojmë mirë dhe e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë. E vendosim tavën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 45 minuta.