Byroja e Hetimit, si do të bëhet
vëzhgimi i prokurorëve e gjyqtarëve

Byroja e Hetimit, si do të bëhet<br />vëzhgimi i prokurorëve e gjyqtarëve
Një oficer pranë Byrosë së Hetimit do të vëzhgojë komunikimet e njerëzve të drejtësisë. Oficeri Përgjegjës në Byronë Kombëtare të Hetimit krijon një plan për shqyrtimin çdo muaj të komunikimeve telefonike, mesazheve apo postës elektronike të kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, dhe të drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesve, oficerëve të shërbimeve të policisë gjyqësore dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ky plan nuk u bëhet i ditur kryetarëve të gjykatave, gjyqtarëve, drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, prokurorëve të posaçëm, drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit apo kujtdo tjetër. Plani ndryshohet çdo tre muaj. Sipas projektligjit për institucionet antikorrupsion Oficeri Përgjegjës ka akses edhe në deklarimet e pasurive dhe të lidhjeve, të bëra prej kryetarëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, të drejtuesit, prokurorëve dhe punonjësve të Prokurorisë së Posaçme, drejtorit, zëvendësdrejtorit, hetuesve, oficerëve të shërbimeve të policisë gjyqësore dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai ka edhe bashkëpunimin e Shërbimit Informativ Shtetëror. Nëse Oficeri Përgjegjës ka dyshim të arsyeshëm se një telefonatë, mesazh apo komunikim me postë elektronike është provë e korrupsionit, nxjerrjes së informacionit, komunikimit me organizata kriminale, ndikimit politik apo çfarëdo veprimi tjetër që mund të jetë në shkelje të Kodit Penal, ai ia raporton atë një prokurori të posaçëm të Prokurorisë së Posaçme, i cili nuk është i përfshirë në shkelje.

Oficeri Përgjegjës nuk dëgjon telefonatat që shkelin të drejtën për jetë private të personave që nuk kanë dhënë miratim paraprak për vëzhgimin. Nëse Oficeri Përgjegjës ka dyshim të arsyeshëm se ka ndodhur apo do të ndodhë një vepër penale dhe se vëzhgimi i asaj telefonate me persona që nuk kanë dhënë miratim paraprak do të japë prova për këtë vepër penale, ai do të kontaktojë menjëherë një prokuror të posaçëm të papërfshirë në shkelje për të marrë autorizim nga gjykata.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri

Shkodër/ Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri