Byroja e Kuvendit ka përjashtuar me 10 ditë deputetin e opozitës Ralf Gjoni. Shkak për këtë është bërë pasi në seancën e fundit, Gjoni vendosi në foltoren e kuvendit disa lëpirëse për mazhorancën. Pas përjashtimit Gjoni ka dalë në një konferencë për mediat duke akuzuar mazhorancën se po krijon një qeverisje hibride dhe diktatoriale dhe se po u mbyll gojën dhe atyre pa deputetëve të opozitës që flasin kundër saj. Ai hodhi akuza të forta në lidhje me një marrëveshje të fshehtë për reformën zgjedhore mes PD dhe PS duke thënë se po tenton të blejnë dhe deputetë të opozitës parlamentare që ta miratojnë atë në Kuvend. Gjoni e shkon si diçka personale përjashtimin në një kohë kur kishte kërkuar dhe interpelancë të enjten me kryeministrin Rama dhe ngritjen e një komisioni hetimor për shembjen e teatrit.
Akuza të forta bëri edhe për Kuvendin, për të cilin tha se "kontrollohet prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi."
Sipas Gjonit, ata që flasin për etikë parlamentare duhet të ishin në burg. Ai thotë gjithashtu se mazhoranca i ka futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.
Po çfarë tha Ralf Gjoni në Parlament? "Bravo Rudine. Nga ato që erdhëm vjet kemi mbetur shumë pak me atë mendje. Jemi përpara shtetit të fadromës dhe shtetit të buldozerit. Kjo mazhorancë nuk ka më integritet përpara popullit që pas shembjes së godinës së Teatrit. Nuk mundet ta shuaj dhimbjen e madhe të popullit asnjë injorant që ka ardhur në qytet dhe e quan atë godinë tallash. Nuk e pranoj si tiranas diçka të tillë. Ai është celenit o injorantë, o injorantë, që përdorët në studiot më të shtrenjta. Suedezët mburren me godinat me baltë. Çdo komb krenohet me historinë e tij. Të huajt i kanë si godina lepujsh, por i ruajnë, i promovojnë. Çfarë lloj speciesh jeni mor? Lëpirsa lolipopi,", u shpreh Gjoni në seancën parlamentare të 21 majit.
Menjëherë pas veprimit të Gjonit në seancën plenare reagoi edhe kryeparlamentari Gramoz Ruçit, e cila fillimisht i ndërpreu fjalën me pretendimin për etikën, ndërsa më pas i tha: "Në dash mbaj në xhep në dash mbaj në gojë është e drejta jote. Aj që nxorre nga goja nuk është në etikën parlamentare. Në dash fute në goje në dash në xhep. Koha e debatit është për arsye tjetër. Nëqoftëse ke diçka gjë për komisionin zgjedhor të zgjedhjes atëherë flisni."
VIDEO/Seanca kur Ralf Gjoni nxorri lëpirset gjatë fjalës në parlament (min 2:45)
Pas përjashtimit me 10 ditë nga Byroja e Kuvendit, Ralf Gjoni ka dalë në një konferencë për mediat duke akuzuar mazhorancën se po krijon një qeverisje hibride dhe diktatoriale dhe se po u mbyll gojën dhe atyre pa deputetëve të opozitës që flasin kundër saj. Ai hodhi akuza të forta në lidhje me një marrëveshje të fshehtë për reformën zgjedhore mes PD dhe PS duke thënë se po tenton të blejnë dhe deputetë të opozitës parlamentare që ta miratojnë atë në Kuvend.
Përjashtimi i dytë brenda një kohe të shkurtër, Gjoni e shkon si diçka personale në një kohë kur kishte kërkuar dhe interpelancë të enjten me kryeministrin Rama dhe ngritjen e një komisioni hetimor për shembjen e teatrit. Ai tha se kjo tregon frikën e mazhorancës dhe kërkon që të mbyll gojën e zërave kritik në çdo mënyrë.
Deputeti Gjoni tha se ai nuk do ta mbyllë gojë dhe do të vijojë denoncimet duke mos u bërë palë me uzurpuesin që po shkatërrojnë të ardhmen e shqiptarëve.
"Jam përjashtuar dy herë. Herën e parë nuk reagova se nuk doja ta personalizoja këtë çështje, por meqë po bëhet trend dhe Gramoz Ruçi kërkon të mbyll gojën e atyre pak deputetë opozitarë që kanë mbetur në Kuvend, do të thotë se kemi të bëjmë më një trend të rrezikshëm që rrezikon të drejtën e përfaqësimi dhe të informimit. Bëhet fjalë për komisionerin për të drejtën e informimit që do raportonte në kuvend të enjten. Unë kisha shprehur dëshirën që do i bëja pyetjet verbalisht për transparencën në lidhje me shembjen e teatrit. Komisioneri ka detyrim që të detyrojë institucionet të japin informacion dhe bëjë transparencë, ai nuk e ka ushtruar detyrën e tij siç duhet. Nuk do e mbyll gojë në hijet e dyshimta që kanë lënë për këtë çështje. Shumë krime dhe korrupsion fshihen nën mungesën e transparencës dhe detajeve. Unë kam dyshime se po përgatitet një plan ogurzi për të kaluar një palo draft për reformën zgjedhore për të anashkaluar komisionin për këtë reformë. Ky plan synon të kalojë shpejt e shpjet në bashkëpunim me opozitën rrugore që nuk përfshin hapjen e listave dhe ndryshimin e sistemit. Përmes përjashtimi të deputetëve vokalë në parlament ata kërkojnë të shembin teatrit dhe të kalojnë këtë palo reformë, të shembin të ardhmen e shqiptarëve duke krijuar një regjim hibrid, autoritar dhe diktatorial. Nuk do të bëhemi asnjëherë palë më këto uzurpues. Jam përjashtuar sepse kam evidentuar intimidimin e votës të disa deputetëve të opozitës parlamentare nga elementë e qarqe socialiste. Shumë deputetë që prej fillimit dhe gjatë kohës së fundit u është ushtruar presion psikologjik dhe joshje për të kapur votën e tyre për tu dakordësuar mes një drafti mes PS dhe PD në korridore të fshehta. Ka një dokument ku 39 deputetë e kanë firmosur në favor të ndryshimit të sistemit, kush e voton kodin pa këtë ndryshim atëherë janë të intimiduar. Gjatë javës së kaluar kërkova me Hajdarin interpelancë dhe ngritjen e një komisioni hetimor për shembjen e teatrit dhe pikërisht atëherë kërkohet shkarkimi im. Po kaq frikë kanë?", tha Gjoni.
Menjëherë pas përjashtimit me 10 ditë nga punimet e Kuvendit, ka reaguar edhe deputeti Ralf Gjoni. Në një reagim në rrjetet sociale, Gjoni thotë se pavarësisht këtij veprimi nga partia mëmë, siç e quan ai, nuk mund t'ia mbyllin dot gojën.
Reagimi i Ralf Gjonit
Shërbimet e partisë mëmë më kanë përjashtuar dje për 10 ditë nga aktivitetet e Kuvendit, për të dytën herë. Vetëm e vetëm se kanë frikë nga e vërteta mbi teatrin e korrupsionit!
7 gra deputete socialiste i janë bindur kokëulur urdhrit të Gramoz Ruçit dhe Taulant Ballës duke kërkuar ‘internimin’ tim, sepse duan të fshehin të vërtetën. Produkte të denja listash partiake.
Kuvendi kontrollohet sot prej provincializmit intelektual nën diktatin e mullarit të kashtës që teatri kombëtar u duket si kuti tallashi.
Jam përjashtuar sepse kërkova të parashtroja disa pyetje mbi transparencën e shembjes së Teatrit ndaj Komisionerit për të Drejtën e Informimit Besnik Dervishi ashtu siç më jep të drejtë Pika 7 e Nenit 103 të Rregullores së Kuvendit.
Pyetjet mu kërkuan të ngriheshin nga një grup organizatash të shoqërisë civile drejtuar nga Qendra ResPublica e cila mbetet kritike ndaj aktivitetit klientelist të Komisionerit (gjoja të pavarur).
Nuk mund të ketë etikë normale e as ulje koke përballë kësaj arrogance diabolike që po shkatërron të ardhmen tonë të përbashkët. Vetëm denoncime dhe lolipop do kenë.
Këta që sot duhet të ishin në burg, sot flasin për etikë parlamentare ndërkohë që i kanë futur kazmën drejtësisë dhe fadromën pasurive kombëtare.
Ndaj unë do vazhdoj të ulëras pa pushim e pa kompromis për këtë padrejtësi që po i bëhet Shqipërisë derisa çdo shqiptar i pavarur e i ndershëm të më bashkohet në betejën për t’a shporrur këtë kastë të korruptuar drejt burgut!
Me gjithe respektin qe kam per ju si politikan modern,z.Gjoni mos perdor shijet suedeze si ilustrim.Ata me kashtore e derrasa e kane filluar historine e tyre,neve me gure e me vone me tulla.Kashtoret e tyre nuk mund te krahasohen me Apollonine,Koloseun,Partenonin,Rozafaten,Piramidat,Alhambren ,etj,etj.Qyteterimi Viking nuk mund te krahasohet me ate mesdhetar.
PërgjigjuNga mendja idiot, ndersa nga pamja fshatar mali 24 karatesh.
PërgjigjuRafaela vetem po te kesh lindur ne vlore eshte virtyt pse ti pretendon qe ke lindur ne tirane nuk presuposon se je me I mencur se ai qe ka lindur ne babrru injorant
Përgjigju