VLORE- Një muaj pasi gazeta “Shqiptarja.com” publikoi lajmin se Byroja Shqiptare e Sigurimit nuk paguante shumën prej 200 milion lekë të vjetra për kurimin jashtë shtetit të 17 vjeçarit Xhulio Shparti, zyrtarët e këtij institucioni kanë vendosur të nxjerin një vendim, me anën e të cilit kryenin pagesën e plotë. Vendimi është marrë nga drejtori Saimir Zëmblaku, i cili pas shkrimit të botuar në “Shqiptarja.com” dhe gjobave financiare të vendosura nga përmbaruesi Valter Kaçupi, ka urdhëruar çeljen e fondit dhe kryerjen e pagesës për 17-vjeçarin Xhulio Shparti. Ky i fundit momentalisht është invalid dhe nuk arrin të lëvizë, duke qëndruar i shtrirë në shtrat për gjatë gjithë kohës. Xhulio Shparti është viktimë e një aksidenti rrugor në vitin 2005, kur ishte vetëm 9-vjeç.

Pas këtij aksidenti, I mituri ka qëndruar disa muaj në gjëndje kome në spital, ndërkohë nga ana tjetër prokuroria e Vlorës ka marrë të pandehur drejtuesin e mjetit duke e dënuar për akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”. Me këtë vendim fajësie, familjarët e Xhulio Shpartit kanë paditur civilisht Byronë Shqiptare të Sigurimeve, duke arritur të fitojnë të gjitha shkallët gjyqëosore. Drejtësia shqiptare, i dëmshpërbleu me shumën prej 200 milion lekë të vjetra, por drejtori i byrosë, nuk pranonte të kryente ekzekutimin e vendimit, megjithëse përmbarimi e kishte gjobitur disa herë.

Në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com”, daja i Xhulio Shpartit, i bënte thirje Saimir Zëmblakut të pagunte fillimisht një shumë prej 130 milion lekë, e cila do përdorej si pagesë në një klinikë jashtë shtetit, klinikë e cila ka marrë përsipër të kryejë mjekimin e të nipit. Mirëpo sipas Kujtimit, dajës së 17-vjeçarit ata po mbaheshin peng dhe po mashtrohen për disa vite me rradhë nga Byroja Shqiptare e Sigurimit, e cila edhe pse e ka për deyrë të japë dëmshpërblimin, nuk ka kryer asnjë këst financiar për nipin e tij. E vetmja ndihmë financiare për Xhulio Shpartin, ishte pensioni i tij i invalidit.
 
Shkrimi u publikua sot (15.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)