Byroja përjashton Nokën me 10 ditë nga punimet e Kuvendit LSI kundër vendimit të Byrosë Noka s'del nga Kuvendi, Ruçi shtyn seancën
Byroja e Kuvendit ka përjashtuar Flamur Nokën për 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Pesë votat e maxhorancës kanë shkuar për ndëshkimin e Nokës, ndërsa tre vota nga radhët e opozitës, kanë qenë kundër. VIDEO
Byroja e Kuvendit ka përjashtuar depuptetin e Partisë Demokratike, Flamur Noka me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. Kanë qenë pesë vota të maxhorancës të cilat kanë shkuar për ndëshkimin e Nokës, ndërsa tre vota nga radhët e opozitës, kanë qenë kundër. Kundër përjashtimit të Nokës ka votuar edhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Viktor Tushaj.
Pas mbledhjes së Byrosë, nënkryetari i Kuvendit, Edi Paloka e cilësoi akt skanadaloz të skenuar nga kryeministri. Po ashtu, Paloka theksoi se askush nuk ia mbyll gojën opozitës dhe se ata do të marrin masa. “Largimi i z. Noka është një akt skandaloz nga kryeministri. E ka pranuar edhe para jush që flet si rrugaç nga karrigia. Por Byroja nuk e dinte. Nuk e dënoi, por dënoi deputetin e PD-së. Gramoz Ruçi nuk po bën gjë tjetër por zbaton urdhrat e Edi Ramës. Ky është rasti i tretë. Në mënyrë cinike na u tha keni të drejtë të bëni një peticion mosbesimi ndaj kryetarit”, u shpreh Paloka.
Më tej deputeti i opozitës theksoi se askush nuk ia mbyll gojën opozitës. “Në një parlament ku votohet për shkeljen e ligjit ne do të marrim masat tona. T’a harrojnë se do i mbyllin gojën opozitës ne do të marrim masat tona. Nëse vazhdohet kështu masat do të jenë të rënda”, përfundoi Paloka.
Ndërkohë, Byroja ka rrëzuar kërkesën e PD dhe LSI për përjashtimin e kryeministrit Edi Rama për fyerje ndaj ish-kryetarit të PD dhe njëherazi ish-kryeministrit Sali Berisha. Opozita protestoi edhe gjatë seancës së Kuvendit duke kërkuar ndëshkimin e Ramës, çka solli edhe tensione në Kuvend, deri në ndërprerjen e punimeve, për të rinisur të premten në orën 08:30.