Ilir Qafa, drejtori i Shërbimit të Provës në Ministrinë e Drejtësisë në një prononcim për mediat pas skandalit të byzylykëve u shpreh se institucioni, por jo me firmën e tij, vendosi që t’ia linte firmës private për të shmangur shtimin e hallkave të tepërta burokratike për procesin.
“Sipas ligjit kanë qenë dy opsione, të kryheshin nga institucioni ose kompania, është përzgjedhur kompania. Kontrata e fundit e ka ndjekur logjikën e përpjekjes së Shërbimit të Provës për shërbim cilësor.
Është vlerësuar nga Shërbimi i Provës që për të evituar hallkat burokratike që mund të krijonin vonesë për urdhrat e prokurorëve të implementohet përmes kompanisë për atë qëllim.
Kompanisë nuk i kanë kaluar me firmën time byzylykët, ka një grup pune që është ngritur për të monitoruar kontratën, pjesë e tij është edhe stafi i Shërbimit të Provës. Është vlerësuar për efekte ajo që përmenda, që të operohet nga kompania e kontraktuar dhe përfiton në terma shpejtësie” deklaroi ai.
Ilir Qafa: Të dënuarit tentuan të heqin byzylykët
Drejtori i Shërbimit të Provës, Ilir Qafa deklaroi se aktualisht janë janë 90 persona nën mbikëqyrje elektronike, ndërsa pas lajmeve të fundit ka pasur tentativa për t’i hequr nga të dënuarit.
“Ka pasur joshje të subjekteve që kanë tentuar të bëjnë heqje të byzylykëve pas lajmeve” deklaroi ai për mediat. Përsa i përket byzylykëve që janë dëmtuar, ai tha se po shikohet mundësia që fatura financiare t’u ngarkohet të dënuarve, në rastet e qëllimshme.
Kompania private riktheu në Ministrinë e Drejtësisë byzylykët e të dënuarve për mbikëqyrje elektronike pas skandalit.
/Shqiptarja.com

VIDEO