Byzylyku që ju tregon se kur
është koha për tu futur në hije

Byzylyku që ju tregon se kur <br />është koha për tu futur në hije
E verdhë: Gjithçka në rregull. E kuqe: Është koha të futeni në hije. Këtë sinjal do të japë mjeti më i fundit që pritet të dalë në treg verën e ardhshme. Bëhet fjalë për një byrzylyk të krijuar nga Universiteti i Strathclyde që ju mbron nga rrezet që mund të merrni nga ekspozimi i tepërt në diell.

Byzylyku ndryshon ngjyrë nga e verdhë në të kuqe, ngjyra këto që do të tregojnë se kur është momenti për tu futur në hije, për të shmangur kështu dëmtimin e lëkurës dhe veçanërisht të melaninës.

Kjo pajisje funksionon falë një agjenti qe lëshon një acid në momentin që goditet nga rrezet UV dhe falë një ngjyruesi të lidhur me nivelet pH të lëkurës. Agjenti zbërthehet nga rrezet e diellit, prandaj vjen edhe ndryshimi i shpejtë i ngjyrës nga e verdhë në të kuqe.

(gm/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale