KOSOVË - Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë Arben Imami dhe ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës Agim Çeku nënshkruan sot, në Prizren marrёveshjen midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës “Për Statusin e anëtarëve të Forcave tё Armatosura tё Republikës sё Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës gjatë qëndrimit të tyre të përkohshëm në territorin e shteteve respektive.”
Ministri i FSK-së, z. Agim Çeku, pasi ka përshëndetur firmosjen e këtij dokumenti, u shpreh: “Sot u arrit një marrëveshje e rëndësishme mes shqiptarëve. Me ministrin Imami, mikun tim, nënshkruam marrëveshjen SOFA, e cila rregullon proçedurat e hyrje–daljes, qëndrimit të përkohshëm dhe statusin e anëtarëve të Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe anëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në territorin e shtetit përkatës, si dhe kompetencat dhe juridiksionet përkatëse. Kjo është një marrëveshje që i ka munguar dy vendeve tona."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com