Cërrik, kërcënonte bashkëshorten
me kallashnikov, në pranga burri

Cërrik, kërcënonte bashkëshorten<br />me kallashnikov, në pranga burri
ELBASAN - Policia e Elbasanit parandalon një krim në një familje në Cërrik, duke vënë në pranga kryefamiljarin, Besnik Lucaj, 48 vjeç. Burime nga policia lokale kanë bërë të ditur se, Lucaj është arrestuar në flagrancë pas denoncimit të gruas së tij. Ai kishte kërcënuar me armë kallashnikovë bashkëshorten e tij, F. Lucaj.

Kërcënimet bëheshin nga bashkëshorti pasi dyshonte se gruaja do ti kërkonte divorcin për mosmarrëveshjet që ata kishin me njëri-tjetrin prej disa kohësh. E pikërisht për këtë fakt, 48-vjeçari e kishte kërcënuar gruan se do ta vriste me armë.

Pas denoncimit, policia ka arrestuar Lucajn dhe gjatë kontrollit në banesë i ka gjetur armën tip kallashnikov dhe 30 copë fishekë që i kishte fshehur.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit

Aktpadi e re kundër ish-Presidentit Trump lidhur me rastin e 6 janarit