Futbollisti portugez i Real Madrid, Crtistiano Ronaldo i ka shkruar një letër kolegjit në mbështetje të shqiptarit Roland Gjoka, i cili studion në këtë kolegj.
Gjoka hyri në fushë gjatë ndeshjes miqësore Real Madrid-Chelsea në muajin gusht. Shqiptari Roland Gjoka, 19 vjeç, kishte veshur një bluzë të Cristiano Ronaldos dhe hyri në fushë për të përqafuar idhullin e tij. Por, veprimi i 19-vjeçarit u cilësua i padrejtë, ku dhe u akuzua për sjellje të ç'rregullt dhe shkelje të rregullave.
Por, menjëherë Ronaldo i dërgoi një letër zyrës së policisë në Majemi, ku kërkonte që të hidheshin poshtë akuzat për 19-vjeçarin shqiptar.
Kësaj rradhe, Ronaldo i ka dërguar një tjetër letër kolegjit ku studion shqiptari, në të cilën kërkon mbështetje për Ronald Gjokën, sepse sipas yllit portugez, shqiptari nuk ishte agresiv dhe nuk kishte bërë asgjë të keqe.
Ja letra e Cristiano Ronaldos drejtuar kolegjit ku studion shqiptari Ronald Gjoka
"Emri im është Cristiano Ronaldo dhe unë luaj për Real Madridin. Unë isha duke luajtur në stadiumin Sun Life muajin e kaluar kur një tifoz hyri në fushë. Emri i tij është Ronald Gjoka , një student i ri kolegj. Ne u përqafuam dhe folëm për një kohë të shkurtër, derisa sigurimi arriti ta shoqërojë atë jashtë fushë. Ai nuk ishte agresiv apo i dhunshëm në ndonjë mënyrë. Përveç kësaj, ai nuk bëri rezistencë ndaj sigurisë apo policisë në çdo mënyrë të mundshme.
Zyra të rishqyrtojë këtë vendim dhe të hedhë poshtë dy akuzat penale kundër të riut. Sinqerisht , Cristiano Ronaldo."
Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com