C’ESHTE RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR

Ky është numri i gjashtë i Raportit të Stabilitetit Financiar, një dokument i Bankës së Shqipërisë që publikohet dy herë në vit. Qëllimi i raportit është identifikimi dhe vlerësimi i rreziqeve me të cilat ndeshet sistemi financiar dhe infrastruktura e tij, për t’i dhënë autoriteteve publike mundësinë që të identifikojnë masat përkatëse për korrigjimet e nevojshme. Në hyrje të dokumentit është vendosur Deklarata e Stabilitetit Financiar, publikimi i së cilës çdo gjashtë muaj është një kërkesë ligjore. Për hartimin e raportit, janë shfrytëzuar të dhëna që disponohen në Bankën e Shqipërisë, është shkëmbyer informacion me autoritete të tjera që mbikëqyrin veprimtarinë e tregut financiar, si edhe janë shfrytëzuar informacione dhe analiza të institucioneve të vendit dhe të atyre financiare ndërkombëtare, publike dhe private. Të dhënat dhe analizat e paraqitura përfshijnë kryesisht zhvillimet gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2011. Nëse nuk përcaktohet ndryshe në raport, pritjet për zhvillimet e ardhshme ekonomike dhe financiare shtrihen përgjithësisht deri në mesin e vitit 2012.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS