Çaji boronicës së thatë është i pasur me antioksidantë, të cilët jo vetëm ulin nivelin e yndyrnave por edhe mbrojnë shëndetin e organizmit.
Ekspertët këshillojnë konsumin e rregullt të tij, sidomos në këto ditë të ftohta virozash kur imuniteti i njeriut është më i dobët.
Më poshtë renditen disa nga vlerat e çajit të boronicës së thatë dhe gjetheve të saj.
Antioksidantët
Fruti i boronicës dhe gjethet e saj janë të pasur me antioksidantë. Ato ndihmojnë në zbutjen e simptomave të sëmundjeve nervore.
Këto substanca mirëbërëse përmirësojnë funksionet e trurit dhe kujtesën.
Diabeti
Antioksidantët tek çaji i boronicës së thatë treten në ujë dhe përthithen lehtë nga organizmi.
Ekspertët thonë se këto antioksidantë dhe në veçanti anthocianina ul rrezikun e diabetit të tipit 2 si tek meshkujt ashtu edhe tek femrat.
Acidi Galik
Çaji i boronicës përmban acid galik, një antioksidant natyral dhe unik. Ky acid lufton me efikasitet inflamacionin dhe alergjitë.
Si të përgatisni çajin e boronicës së thatë në shtëpi
Efikasiteti i çajit të boronicës është në varësi të temperaturës së ujit dhe kohës që i lejohet frutave dhe gjetheve të qëndrojnë në ujë. Kjo periudhë do të ndikojë jo vetëm tek vlerat e çajit por edhe shija e tij.
Zakonisht, një filxhan çaji ujë kërkon 2 lugë çaji me fruta dhe gjethe të thata. Kjo sasi ofron një sasi optimale antioksidantësh të rëndësishëm për shëndetin.
Frutat dhe gjethet e thata duhet të hidhen në ujë pak përpara se ai të valojë. Pas vlimit për rreth 2-3 minuta, hiqeni nga zjarri dhe lereni të pushojë për rreth 10-15 minuta.
Nëse dëshironi të bëni disa filxhanë çaji boronice ju mund të dyfishoni ose trefishoni sasinë e gjetheve dhe frutave të thata. Çaji i boronicës mund të pihet dhe shijohet i ngrohtë ose i ftohtë.
Çajin mund ta bëni edhe vetëm me frutat e thata të boronicës. Ju mund ta ëmbëlsoni atë me pak mjaltë për më shumë shije.