Çaji i gështenjave, kura natyrale kundër kollës së vazhdueshme dhe të ftohtit

Çaji i gështenjave, kura natyrale kundër kollës së vazhdueshme dhe të ftohtit

Në mjeksinë popullore është i njohur rekomandimi i kurës nga çaji i gështenjës, në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme

Është stina e artë e Gështenjave. Shqipëria është e bekuar më praninë e tyre sidomos zona veriore e vendit. Të pjekura apo të zjera, gështenjat janë të dashura nga të gjithë. Pak brumoze e të buta në përmbajtje ato janë padyshim të shijshme, por mbi të gjitha me plot vlera ushqyese.

Por nuk është vetëm fruti i gështenjës i pasur me plot vlera shëndetësore. E gjithë pema e gështenjës është një thesar i çmuar për shëndetin.

Rrënjët, gjethet dhe madje edhe përbërjsa e sipërfaqes së trungut të pemës së gështenjës janë përdorur që prej lashtësisë nga mjekësia popullore për të kuruar disa sëmundje e komplikacione shëndetësore.

Në mjekësinë popullore është i njohur rekomandimi për përdorimin e çajit të gështenjës, si një kurë natyrale në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, veçanërisht të kollës së mirë.

Me ardhjen e ditëve të ftohta dhe uljen e temperaturave, i ftohti dhe gripi shndërrohet në një fenomen që kërcënon shëndetin e mirë, ndërsa dobëson organizmin dhe fuqitë e tij.

Gjethet e gështenjës dhe lëvoret e degëzave të reja një dhe dy vjeçare kane vlera kurative dhe përdorim të gjerë mjekësor kundër të ftohtit dhe komplikacioneve të tij.

Ekstraktet e Gështenjave mund t’i gjeni lehtësisht në çdo farmaci ose dyqane ku shiten bimë medicinale.

Lufton kollën dhe të ftohtin

Përdorimi i çajit nga gjethet e gështenjave është fantastik në ndihmën që i jep organizmit për të luftuar kollën e mirë, shërimin e fytit të acaruar nga i ftohti dhe largimin e gripit.

Kolla e mirë është infektuese, ajo shkakton kollitje dhe teshtima dhe prek të gjitha moshat. Çaji i gështenjave ndihmon në largimin e sekrecioneve që vështirësojnë frymëmarrjen, nxisin kollën e vazhdueshme dhe krijojnë dhimbje në fyt.

Ka veti tonike dhe jep rezultate të mira në stomak si tretës dhe si nxitës për hapjen e oreksit. Bën mire posaçërisht kundër heqjes së barkut. Ndikon edhe për uljen e temperaturës.

Ky çaj përdoret me shumë dobi edhe kundër dhimbjeve të syve duke i shpërlarë së jashtmi me të.

Përgatitja e çajit

Tre lugë të vogla me ekstraktin e çajit të gështenjës hidhen në një enë ku më parë kemi hedhur një gotë ujë të valuar. Ena izolohet dhe pas 20 minutash çaji kullohet dhe konsumohet.

Mund të konsumohet edhe dy tre herë në ditë. Sipas preferencës çajit mund t’i hidhet pak sheqer apo mjaltë për ëmbëlsim.

Çaji ruhet në enë qelqi dhe konsumohet brenda 48 orësh. Gjethet e gështenjës mund të përdoren për të kuruar sëmundjet kardio-vaskulare pasi lëngu i zier i gjetheve mbron muret e venave.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane

Pakistan/ 82 njerëz të vrarë në 3 ditë si pasojë e dhunës sektariane