Çaji i Sherebelës dhe Hithrës kundër alergjive të stinës

Çaji i Sherebelës dhe Hithrës kundër alergjive të stinës

Foto ilustruese

Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht është e dëmshme.

Njerëzit alergjikë kanë nivele të larta antitrupash, të cilat kur ndërveprojnë me polenin apo mykun aktivizojnë disa rruaza të bardha speciale të gjakut.

Këto rruaza çlirojnë histaminë që nxit simptomat alergjike. Prevalenca e alergjive stinore në botë është shumë e lartë.

Këto alergji ndodhin në kryesisht në periudha të caktuara të vitit. Simptomat e këtyre alergjive janë: tështimat, bllokim dhe rrjedhje të hundëve, kruarje të syve, kollë të thatë, lodhje apo azma.

Trajtimet kundër alergjive stinore janë farmaceutike por edhe natyrale. Në këto të fundit, përdoren kryesisht, barishte, erëza dhe bimë mjekësore.

Më poshtë do të mësoni se si të shfrytëzoni hithrën, sherebelën dhe rozmarinën kundër simptomave të alergjisë.

Sherebela: Është një bimë mjekësore që është përdorur nga njerëzimi që në lashtësi. Ajo është fantastike kundër alergjive sepse është shumë e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin. Ka vlera qetësuese dhe është shumë e mirë për tretjen.

Rozmarina: Kjo bimë mjekësore zbut inflamacionin si pasojë e alergjive, sidomos atë që manifestohet me tharje, kruarje dhe lotim të syve. Për më tepër, ka aftësi të shkëlqyera për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Hithra: Hithra është një barishte e egër e cila ka aftësi të shkëlqyera detoksifikuese. Përdorimi i saj lehtëson eliminimin e toksinave nga organizmi. Ajo pengon histaminën, zbut simptomat e alergjive dhe përmirëson cilësinë e jetës tek alergjikët.

Çaji i Rozmarinës, Sherebelës dhe Hithrës Kundër Alergjive: Për përgatitjen e këtij çaji këshillohen sasi të barabarta të tre bimëve, të thata ose të freskëta dhe zierja e tyre në ujë.

Pra, një lugë çaji me ekstrakt sherebele, një lugë çaji me ekstrakt hithre dhe një tjetër lugë çaji me rozmarinë zihen në një filxhan e gjysmë çaji me ujë.

Lëngu duhet kulluar dhe më pas ëmbëlsuar me mjaltë. Ky çaj duhet pirë çdo ditë, mundësisht mes vakteve për një ndikim më të mirë kundër alergjive

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja