Çajnë murin e Bankës nga lokali
autorët grabisin 21 milionë lekë
VD/Report Tv siguron pamjet, ja ku hynë grabitësit

Një sasi prej 10 milion lekë të reja, 50 mijë euro dhe 30 mijë dollar, janë grabitur nga kasaforta e nëndheshme e filialit të Bankës Kombëtare Tregtare që ndodhet në qëndër të Tiranës, në zonën e ish-Bllokut. Grabitësit që mendohet se kanë qenë katër persona, kanë përdorur skenarin e filmit “The Bank Job”, ku aktori Jason Sttaton së bashku me disa persona të tjerë përdorin një lokal të vjetër në Londër, duke hapur një tunel disa metra të gjatë, dhe më pas hyjnë në kasafortën e bankës, ku prej andej marrin bizhuteri me vlerë, para dhe materiale sekrete, që kompromentonin shumë persona.

I njëjti skenar është vënë në jetë edhe në orët e vona të mëngjesit të së hënës. Në këtë grabitje autorët kanë shfrytëzuar dhe situatën e shiut të rrëmbyeshëm dhe zhurmën e bubullimave të rrufeve, prej të cilave rrugët e ish-bllokut kanë qenë të boshatisura gjatë gjithë natës. Për policinë dhe prokurorinë e Tiranës, dyshimet kryesore se mund të ketë gisht mbi këtë ngjarje kanë rënë mbi pronarin e lokalit që ndodhej ngjitur me ambientet e bankës si dhe një dyshim tjetër është ngritur për administratorët e një parkingu privat, prej nga dyshohet të kenë hyrë autorët, brenda në ambientet e lokalit dhe më pas në ambjentet e bankës, nga ku kanë marrë sasinë e lekëve që përllogaritet diku tek 210 milion lekë.

Dinamika e grabitjes
Për policinë dhe prokurorinë nuk ka asnjë dyshim se në këtë grabitje të mirë organizuar, kanë marrë pjesë rreth 4 persona. Secili prej tyre ka pasur detyra të posaçme, ndërkohë kanë sigurur informacion të saktë lidhur me vendodhjen e kasafortës së nëndheshme të bankës, e cila ndodhej në të njëjtin nivel me ambjentet e lokalit. Personat ende të paidentifikuar, kanë shfrytëzuar me shumë saktësi, hapësirën e një parkingu privat që ndodhet nga pjesa e prapme e pallatit ku ndodhet banka.Prej këtej, ata kanë mundur të hyjnë në ambjentet e një bodrumi që më parë ka shërbyer si lokal. Hyrja në këtë ambjent është bërë duke shfrytëzuar thyerjen e një dritareje të vogël. Pasi kanë hyrë në lokal dy persona, një person i tretë i ka ndihmuar ata me paisje, si matrapik të vogël, çekiçë, një pasqyrë dore, elektrik dore, kriko dhe një pasqyrë të paisur me shkop. Ndërkohë personi i katër dhe i tretë qëndronin jashtë dhe sinjalizonin nëpërmjet telefonit, për çdo të papritur, dy persona që kanë qënë brenda në lokal, kanë filluar të çajnë murin me matrapik dhe çekiç të rëndë, duke arritur të hyjnë në kasafortën e nëndheshme të bankës.

S’dëgjohen zhurmat
Zhurma e krijuar nga matrapiku dhe çarja e murit nuk është dëgjuar nga banorët dhe as nga roja i parkingut privat, kjo për shkak të zhurmave të mëdha të krijuara gjatë natës nga stuhia e shiut e shoqëruar me rrufe të forta. Dy personat kanë arritur të hyjnë në bankë duke shfrytëzuar një ambjent që shërbente si magazinë e lokalit. Sapo kanë hyrë kasafortë, burimet sqarojnë se ata kanë përdorur prerjen me oksigjen dhe një kriko për ngritjen e kasafortës. Pasi kanë arritur të hapin derën, autorën kanë marrë prej andej shumën prej 10 milion lekë të reja, 50 mijë euro dhe 30 mijë dollarë dhe më pas janë larguar prej andej pa u vënë re nga askush. Të paktën këto shifra janë deklaruar nga ana e policisë së Tiranës. Policia për vjedhjen e bankës është njoftuar në mëngjes nga disa punonjës të bankës.

Kjo është grabitja e dytë më e madhe e këtij viti ndaj një banke të nivelit të dytë, pas grabitjes spektakolare në aeroportin e Rinasit, mesditën e 30 Qershorit, pra pak më shumë se 1 muaj më parë. 

Grabitja e Bankës në zonën e ish-bllokut
Persona të paidentifikuar kanë mundur të çajnë murin e bankës, duke hyrë nga një lokal që ndodhet në katin e nëndheshëm në të njëjtin objekt ku ndodhen zyrtat e bankës. 

Nga hetimet e kryera nga policia dyshohet se autorët kanë nisur punën e tyre në lokalin e nëndheshëm që prej ditës së premte pasdite, kur bankat e nivelit të dytë mbyllin zyrarisht punën në fund të javës.

Më pas personat kanë mundur të çajnë murin në tre pozicione të ndryshme duke mbërritur deri tek kasaforta prej çeliku. Për të mbërritur deri aty grabitësit mendohet se kanë përdorur dalta, çekiçë, apo edhe mjete prerëse dhe salduese me nxehtësi, për të hapur kasafortën. 

Personat më pas kanë mundur të çajnë atë duke mundur të marrin që aty një shumë që sipas burimeve të policisë dyshohet se është rreth 20 milionë lekë të reja.

Blutë e Tiranës kanë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të hedhur më shumë dritë për këtë ngjarje.

Dyshimet e policisë janë se personat mund të kenë pasur bashkëpunëtorë nga punonjësit e bankës.

Ajo që kanë vënë re hetuesit është fakti se muri i bankës është çarë në një pjesë ku ai ka qenë thuajse tërësisht i amortizuar dhe se ishte tërësisht i kalbur.

Ndërkaq ekspertët në vendin e ngjarjes, përveç skemës janë përpjekur të gjejnë gjurmë të ndryshme që mund të ndihmojnë hetuesit në identifikimin e autorëve të mundshëm.

Po kështu hetuesit po kërkojnë edhe pamjet e kamerave të sigurisë për dy javët e fundit për të parë lëvizje të mundshme të personave të dyshuar që mund të kenë hyrë në ambientet e lokalit nga ku edhe ka ndodhur vjedhja me thyerje e bankës.

Nuk funksionoi sistemi i sigurisë së kasafortës
Grabitja e Bankës në zonën e ish-bllokut ka ndodhur në orët e para të mëngjesit. Mësohet se grabitësit kanë hyrë nga ambientet e një lokali pas banke, ndërsa pasi kanë çarë murin e kasafortës, lehtësisht kanë grabitur kasafortën e bankës, duke marrë 21 milionë lekë të reja. Ndonëse Banka po grabitej, sistemi i alarmit nuk ka funksionuar. Kjo shton dyshimet se alarmi mund të jetë çaktivizuar nga punonjës të bankës, të cilët kanë bashkëpunuar me grabitësit. 

Zbardhet dinamika e grabitjes
Pista kryesore ku po heton policia për grabitjen e një filiali banke në Tiranë, është ajo se autorët kanë hyrë brenda në bankë nga ambientet e bodrumit të një lokali aty pranë. Ngjitur me bankën ndodhet një ish-kazino, e cila aktualisht s'është në përdorim. Ambienti aktualisht është i mbyllur, por nuk përcaktohet nëse pronarët e objektit e kanë pasur në gjendje pune në këtë periudhë. 

Sipas policisë, autorët kanë hapur murin nga pjesa e brendshme e lokalit dhe kanë hyrë në dhomën ku ndodhet kasaforta e bankës.
 
Kjo është pista e parë në të cilën po heton policia.
 
Dyshohet se grabitësit dyshohet se kanë mundur të marrin rreth 21 milionë lekë të reja nga kasaforta. Kasaforta ka qenë e ngulitur në një pjesë betoni, çka ka bërë të pamundur shkuljen e saj. Por autorët ia kanë dalë të kryejnë grabitjen pasi kanë përdorur pajisje të rënda si dalta, çekiçë dhe saldatriçe me oksigjen, gjë që ka bërë të mundur edhe hapjen e kasafortës së bankës nga ku janë marrë rreth 200 mijë dollarë.

Puna në këtë filial banke nuk ka nisur, pasi ende po punohet nga hetuesit dhe ekspertët e policisë, të cilëve u duhet disa orë për të zbardhur skemën si kanë tentuar grabitësit të futen në dhomën e kasafortës së bankës. 

Komunikata e policisë
Në rrugën "Ismail Qmali", tek BKT Bank, është konstatuar nje carje ne murin e bankes 50 me 30, tek dhoma e kasafortes. 

Kasaforta duket e pa prekur, por priten punonjësit e Bankës për të verifikuar kasafortën dhe a ka ndodhur vjedhje apo ka mbetur në tentativë.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për gjetjen e autorëve të kësaj vepre.

banka bkt bllok
( Hyrja e lokalit qe perdoren grabitesit per te dale tek muri i bankes )

dritarja bkt
( Autorët mendohet se jane futur ne lokal nga dritaret )

eksperet
( Ekspertet e policise ne ambjentet e lokalit qe u perdor nga autoret
 )



banka bllok

banka ish bllok bkt

banka ish bllok bkt

banka ish bllok bkt
  ( Banka ku grabitesit u futen pasi thyen murin )

 Foto të tjera 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 16 Janar, 08:35

    Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion

Sondazhi/ Nëse votohet sot, PS merr më shumë se 50% të votave, mazhoranca më e pëlqyer në emigracion