Çajrat kundër gripit, gabimi që keni bërë deri tani në përgatitjen e tyre (VIDEO)

Me afrimin e stinës së vjeshtës,  rritet edhe mundësia që njerëzit të preken nga virusi i gripit.

Për të shmangur medikamentet, njerëzit kanë filluar të ndjejnë rëndësinë e çajrave bimorë dhe kombinimet e tyre.

I ftuar në “Rreze Dielli” agronomi Zef Gjeta shprehet se çajrat ndihmojnë në parandalimin apo zbutjen e simptomave të gripit.

Por cili është gabimi që bëjmë gjithmonë në përgatitjen e çajrave, që na bën të mos i përfitojmë të gjitha vlerat e tyre?

Gjeta shprehet se sekreti qëndron te zierja e bimëve.

“Çaji më i njohur është çaji i malit, ai i veriut dhe i jugut, por edhe lulja e blirit. Këto janë 3 lloje çajrash shumë të zakonshme dhe të përdorura. Por çfarë është fatkeqësia?  Të gjitha llojet e çajrave me gjethe ose me trupin e bimës nuk duhet të zien, zien uji dhe pastaj hedhim bimën që qëndrojnë në ujin e ngrohtë, 7 deri në 10 minuta, që të marrim vlerat e bimës sepse nëse i ziejmë, i avullojmë ose ngurtësojmë vlerat, ndërsa frutat dhe rrënjët duhet të ziejnë.

Boronica është shumë e zakonshme, përshembull një miks çajrash ka boronicë, çaj mali, lule bliri dhe kamomil. Gjëja e dytë e keqe është fakti që ne shkojmë në fshatra dhe gjejmë çajra të paketuar nga vende të tjera, ndërkohë që mjafton të mbledhim disa lule bliri dhe t’i bëjmë çaj. E mira është që të mos konsumohen me sheqer.”, shprehet specialist.

Në “Rreze Dielli” Gjeta tregon edhe kombinimin perfekt të çajrave që do t’ju mbante larg medikamenteve nëse keni simptoma gripi.

Për virozat më i mirë është kombinimi i çajit të malit me boronicë, lule shtogu ose bliri dhe kamomil. Levanda, menteja, gjethja e dafinës përdoren për avull, janë të mira që t’i ziejmë dhe i përdorim për këtë metodë. Çaji mund të bëhet edhe gjethja e ullirit, e cila përdoret për të ulur tensionin e lartë. Por duhet të keni parasysh ta konsumoni gjysmë ore pas ushqimit”, është shprehur Gjeta.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja

Sarandë/ Vrau burrin, dërgohet në spital psikiatrik 48-vjeçarja