Cakaj bisedë telefonike me ministren González Laya: Spanja mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE

Cakaj bisedë telefonike me ministren González Laya: Spanja mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE

Gent Cakaj dhe Arancha González Laya

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me Ministren e Punëve të Jashtme të Spanjës, Arancha González Laya.

Në një postim në facebook, sa i përket telefonatës, Cakaj informon se me homologen spanjolle, biseduan gjerësisht për masat e marra në luftën kundër COVID-19 dhe për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike. Gjithashtu, ministrat diskutuan për rëndësinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve para Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

“Falënderues për mbështetjen e Spanjës për çeljen e bisedimeve me Shqipërinë për anëtarësim në BE!”, u shpreh Cakaj në postim.

 Në përfundim, bashkëfolësit u dakordësuan që të përfundojnë bisedat e nevojshme teknike, për të mbyllur një varg marrëveshjesh në shërbim të forcimit të bashkëpunimit dypalësh.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë