Cakaj kërkesë Varhelyit: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

Cakaj kërkesë Varhelyit: Politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri

Ministri Gent Cakaj

Gjatë ditës së sotme, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim online me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

Me Komisionerin Várhelyi, Kryediplomati Cakaj diskutoi gjërësisht mbi mundësinë që kanë vendet e Ballkanit Perëndimor për të siguruar vaksinën kundër COVID-19, në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian. 

Gjithashtu, në një reagim në Facebook lidhur me takimin e zhvilluar, Cakaj bëri me dije se Komisionerit ju kërkua që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri. 

“Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së" - përfundoi Cakaj reagimin e tij.

Postimi i plotë i Gent Cakajt:

Këtë ditë e filluam me një takim shumë të vyer me Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Biseduam për mundësinë që vendet e Ballkanit Perëndimor të sigurojnë vaksinën kundër Covid në të njëjtën kohë si vendet e Bashkimit Evropian.

Përderisa puna për të siguruar vaksinën sa më shpejt po vazhdon, sot i kërkuam Komisionerit që politika e vaksinimit e BE-së të zbatohet njëherazi edhe në Shqipëri.

Në këto rrethana jashtëzakonisht të vështira, ky do të ishte shembull i jashtëzakonshëm i solidaritetit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:51
Varhelyi jep shpresë për vaksinat antiCOVID: Gjatë pandemisë në qëndrojmë përkrah vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilëve është në BE

Gjatë një videokonference të mbajtur sot me ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit perëndimor, Komisioneri evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, konfirmoi se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër sëmundjes COVID-19 të jenë të disponueshme edhe për vendet e Ballkanit, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së.

“Ne jemi duke punuar për të siguruar që vaksinat COVID19 do t'u vihen në dispozicion vendeve të  Ballkanit Perëndimor sa më shpejt të jetë e mundur. Gjatë pandemisë në qëndrojmë përkrah vendeve të Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilëve është në BE. Dhe ne qëndrojmë pranë partnerëve tanë në lagje dhe më gjerë - ne mund ta kapërcejmë pandeminë vetëm së bashku", tha Varhelyi.

Për vendet e Ballkanit është planifikuar që vaksinat të dërgohen përmes dy kanaleve: i pari është COVAX, i cili mundëson që vendet me të ardhura të larta të sigurojnë vaksina edhe për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme; mundësia e dytë është që vendet të dhurojnë tepricat e vaksinave individualisht për shtetet e tjera.

Agjencia Evropiane e Barnave EMA, pritet t’i miratojë vaksinat për tregun evropian të hënën dhe vaksinimi pritet të nisë më 27 Dhjetor në bazë të deklaratave të dhëna nga Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen.  

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033

Çfarë është Jubileu, sa shpesh festohet, kuptimi fetar dhe viti 2033