Cakaj mbledh homologët e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës i një rëndësie të veçantë

Cakaj mbledh homologët e vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut: Anëtarësimi i Kosovës i një rëndësie të veçantë

Nën kryesinë shqiptare të Kartës SHBA-Adriatike, me ftesë të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, u mblodhën në drekën tradicionale të A5, Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare dhe vëzhguese të kësaj iniciative.

Takimi u bë publik nga ministri në Detyrë për Punët e Jashtme Gent Cakaj. Për më tepër se një dekadë e gjysmë, Karta e Adriatikut ka ndihmuar në ruajtjen e frymës euroatlantike në rajon dhe procesin e anëtarësimit të Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe së shpejti Maqedonisë të Veriut.

“Pas anëtarësimit të katër anëtarëve të saj në NATO, sfida e Kartës SHBA-Adriatike është shqyrtimi i formave të reja të bashkëpunimit në shërbim të sigurisë rajonale. Natyrisht, Shqipëria konsideron se anëtarësimi i Kosovës në këtë nismë është i një rëndësie të veçantë nga pikëpamja e sigurisë dhe e thellimit të përcaktimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor.” – u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook. 

Gjithashtu, Cakaj theksoi se Shqipëria mbështet fuqimisht idenë se orientimi euroatlantik është jetik për promovimin e zhvillimit demokratik dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë e perspektivën e sigurtë.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen