Cakaj në takim me ministrat e Jashtëm të SCEEP: Shqipëria e ndërton politikën e saj mbi parimet e fqinjësisë së mirë

Cakaj në takim me ministrat e Jashtëm të SCEEP: Shqipëria e ndërton politikën e saj mbi parimet e fqinjësisë së mirë

Ministri në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, merr pjesë në takimin joformal të ministrave të jashtëm të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili po zhvillohet në Nju Jork në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. 

Gjatë takimit, si kryesuesja e radhës së këtij procesi, Republika e Kosovës ka përcaktuar tre prioritetet kryesore në kuadër të Kryesisë së SEECP-së: ndërlidhjen, rininë dhe kulturën, të lidhura ngushtë edhe me procesin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Cakaj është shprehur se përveç vlerës së posaçme që ofron Republika e Kosovës si kryesuese e SEECP, ajo po dëshmon fuqimisht kapacitetin e saj të veprimit rajonal dhe besueshmërinë e saj ndërkombëtare në përgjithësi.

 “Shqipëria e ndërton politikën e saj rajonale mbi parimet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit frytdhënës. Në këtë kuptim, Shqipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj të pakursyer edhe në kuadër të nismës së Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore.”- shkruan Cakaj.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj

Vrasja e 47 vjeçarit në Tropojë, autori arrestohet pas 3 ditësh, ishte fshehur në një banesë të braktisur në Markaj