Cakaj pret drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s: Do të arrijmë objektivin e përcaktuar në Samitin e Brukselit

Cakaj pret drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s: Do të arrijmë objektivin e përcaktuar në Samitin e Brukselit

Gent Cakaj dhe Donald Gonneville

TIRANE- Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, priti në takim Drejtorin e Zyrës së Sigurisë së NATO-s, Donald Gonneville. Në fokus të bisedimeve të takimit ishte rëndësia e unitetit të Aleancës përballë çështjeve si terrorizmi apo kërcënimet hibride.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri Cakaj u shpreh se përmbushja e këtij synimi kërkon angazhim të shtuar të gjithë vendeve anëtare të Aleancës. 

“Shqipëria do të arrijë objektivin e përcaktuar në Samitin e Brukselit për ndarjen e 2% të GDP-së për shpenzimet në fushën e mbrojtjes deri në vitin 2024.” – shkruan Cakaj.

Në përmbyllje të takimit kryediplomati shqiptar i konfirmoi  Donald Gonneville se Shqipëria do të përqafojë përmbajtësisht çdo vlerë të Aleancës dhe do të mbetet një prej kontribueseve më madhore brenda saj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin

Spanjolli u dënua për një cigare hashashi në Shqipëri: Avokati më kërkoi t’i jepnim 3 mijë euro prokurorit për lirimin