Nju Jork- Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, mori pjesë në mbledhjen e nivelit të lartë të organizuar nga Jordania, Franca dhe Zelanda e Re.
Kjo mbledhje kishte në fokus diskutime mbi përpjekjet ndërkombëtare për vënien në zbatim të Strategjisë Globale të OKB-së kundër Terrorizmit, si dhe shqyrtimin e arritjeve të deritanishme të nismave franceze dhe jordaneze në lidhje me shmangien e përdorimit të platformave të internetit për motive të ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.
Në një status në rrjetet sociale, lidhur me pjesëmarrjen e tij në këtë mbledhje, Ministri në Detyrë Cakaj u shpreh se pavarësisht fitores ushtarake dhe territoriale mbi ISIL, një sfidë tjetër mbetet angazhimi i përbashkët për të zhbërë hapësirën e mundshme të narrativave që nxisin veprimet ekstremiste dhe të dhunshme.
Kjo, sipas Cakaj, kërkon një bashkërendim më të gjerë përpjekjesh të kompanive teknologjike, shoqërisë civile dhe bashkësive fetare e qeverive të vendeve përkatëse.
“Shqipëria ka qenë historikisht një vend shembull i harmonisë ndër-fetare dhe ka prirë në shumë angazhime luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm nëpërmes mekanizmave të saj të sigurisë. Për më shumë, Shqipëria dallohet në rajon e më gjerë edhe për zhvillimin e kurikulave të veçanta shkollore që kanë për qëllim zhbërjen e interpretimeve të shtrembëruara të doktrinave të ndryshme fetare. Së këndejmi, angazhimi i Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm është në përputhje me sfidat bashkëkohore dhe në bashkërendim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.”shkruan Cakaj.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.7%
Vota total: 3664
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
OKB: Rritja ekonomike globale për 2025 do të jetë 2.8%
10 Janar, 12:52
-
Fshehu pagesën e aktores porno/ Trump do të dënohet por s' do të shkojë në burg! Vendimi shpallet 10 ditë para betimit si president i SHBA
4 Janar, 07:22
-
Bashar Al-Assad rrezikon gjykimin për krime ndaj njerëzimit në Gjykatën Penale Ndërkombëtare
25 Dhjetor 2024, 14:16
-
Autoritetet e reja të Sirisë të hapura për hetimin e krimeve të Assadit
24 Dhjetor 2024, 08:26
-
Luigi Mangione deklarohet i pafajshëm për akuzat shtetërore për vrasjen e CEO-s Brian Thompson
23 Dhjetor 2024, 22:52
-
Jemeni sulmon Izraelin me raketë, 16 të plagosur në Tel Aviv!
21 Dhjetor 2024, 22:50
-
'Parashqevia ka nevojë për mbështetje shpirtërore', Gëzim Tushi: Çdo njeri i famshëm në Shqipëri anatemohet! U shfaqën moralistët më këshilla, llafazanëri sociale
20 Dhjetor 2024, 20:10
-
EKSKLUZIVE/ Qeveria në lëvizje për të ndihmuar këngëtaren Parashqevi Simaku! Balla kontakte me Konsullatën në Nju Jork për t'i siguruar pasaportë
18 Dhjetor 2024, 14:33
-
Nju Jork/ Guri-tabelë i gdhendur i Dhjetë Urdhërimeve del në ankand, është 1500 vite i vjetër! (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 09:46
-
Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut
18 Dhjetor 2024, 09:34
-
'Parashqevi ti je dashuri', apeli i Gjergj Lucës: Mos i shfrytëzoni këto momente për të treguar se jeni të ndjeshëm! Mbështesni artin dhe artistët (VIDEO)
16 Dhjetor 2024, 20:13
-
Lufta në Gaza e Siri, Trump telefonatë me Netanyahun: Marrëveshje për pengjet dhe armëpushim, ndryshe...! Al-Jolani takon të dërguarin e OKB
16 Dhjetor 2024, 08:33
Terroristet o te vrasin o vrete veten por politikajte e korruptum si po ja marrin shpirtin popull a vash a vash dhe jan mazi se nje terrorite.
Përgjigju