Shqipëria dhe Kosova do të bëhen bashkë për adresimin e gjenocidit serb. Këtë e ka bërë të ditur Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, i cili zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të Republikës së Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.
Cakaj është shprehur se thellimi i marrëdhënieve mes dy vendeve në drejtim të krijimit të një hapësire të unifikuar tregtare dhe një bashkësie të vetme doganore ka një rëndësi strategjike dhe pragmatike.
“Do të punojmë ngushtësisht për të ngritur bashkëpunimin e dy shteteve që i përkasin një kombi në nivele krejtësisht të reja!” – shprehet Cakaj.
Në fokus të takimit ishte edhe nevoja që Republika e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës të veprojnë njëzëri për adresimin e krimeve të luftës, projekteve të spastrimit etnik dhe genocidit të kryer nga Serbia në Kosovë si dhe adresimi i krimeve sistematike të Serbisë ndaj popullit shqiptar në Kosovë.
Cakaj shprehet se si mbështetëse e pakushtëzuar e Republikës së Kosovës, Shqipëria nënvizon domosdoshmërinë e parashtrimit të çështjes së dëmshpërblimeve të luftës nga ana e Serbisë. Një proces ky që duhet të përmbyllet me njohjen përfundimtare të Republikës së Kosovës nga Serbia si parakusht i drejtësisë historike dhe përparimit të rajonit.
“Shqipëria do të intensifikojë angazhimin për mbështetjen e Republikës së Kosovës dhe fuqizimin e mëtejmë të saj në arenën ndërkombëtare. Puna e përbashkët ndër-shtetërore duhet të zhvillohet nën dritën e idealeve më larta kombëtare!” – deklaron shefi i diplomacisë shqiptare, në përmbyllje të postimit të tij.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.5%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.8%
Vota total: 1551
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha sulmon Dumanin dhe del kundër SHBA: E ka vendin në burg, amnistoi krimet elektorale, s'mund t'i zgjatet mandati! Merr 100 mln lekë në vit, mercenar i partisë
20 Dhjetor, 13:04
-
Samiti/ Rama: Një ditë afrimi i mëtejshëm me Europën, u mbështet fuqimisht plani ynë me KE për mbylljen e negociatave në fund të vitit 2027 (FOTOT)
19 Dhjetor, 09:00
-
Greqia: Mbështetja jonë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE është e kushtëzuar, ne jemi rregullatorët e shpejtësisë
18 Dhjetor, 16:17
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor, 14:06
-
Amnesty International: Serbia instaloi programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve e aktivistëve
16 Dhjetor, 09:32
-
Integrimi/ Nesër Konferenca e Tretë e ndërqeveritare me BE-në, Rama kryeson delegacionin në Bruksel
16 Dhjetor, 08:56
-
Mali i Zi dhe Shqipëria përpara, të tjerët mbeten të bllokuar
16 Dhjetor, 08:39
-
‘Asnjë hap pas!’ Meloni-Opozitës: Gjadri do funksionojë, edhe nëse fle atje çdo natë! Marrëveshja e emigrantëve, ‘tmerri' i trafikantëve (VIDEO)
15 Dhjetor, 17:18
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor, 20:14
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor, 08:57
-
Serbi/ Vuçiç: SHBA do t’i vendosë sanksione industrisë serbe të naftës për shkak të pronësisë ruse
14 Dhjetor, 07:17
-
Shorti i Botërorit/ Prodani në ‘Studio Live’: UEFA gaboi me shortin e Shqipërisë, s’duhet t’i kemi frikë! Serbia ‘armiku ynë’, shans për të bërë histori! Seitllari: Duka rrudhi buzët
13 Dhjetor, 20:30