Cakaj: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO!

Cakaj: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO!

Sot në Paris u zhvillua sesioni i 40-të i Konferencës së Përgjithshme së Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë i Kombeve të Bashkuara.

Gjatë Konferencës u diskutua  veçanërisht për çështje që lidhen me rëndësinë e edukimit dhe trashëgimisë kulturore e historike, në zhvillimin e shoqërive të hapura dhe prosperuese.  

Ministri Cakaj konfirmoi në fjalën e tij se Shqipëria mbështet reformat e ndërmarra nga UNESCO për modernizimin dhe transformimin strategjik të organizatës, në mënyrë që të përmbushë, të mbrojë dhe të promovojë në mënyrë edhe më efektive parimet themelore të saj, bën të ditur zyra e shtypit e ministrisë. 

Duke besuar fort në angazhimin global, për përballimin e sfidave, Ministri Cakaj parashtroi në Konferencë kontributin  dhe përkushtimin e plotë që Shqipëria jep në vetë sistemin e OKB, përfshirë UNESCO-n, për një botë më të mirë, më të paqtë dhe më të sigurtë, edhe nëpërmjet edukimit, komunikimit, ruajtjes dhe zhvillimit të vlerave e trashëgimisë kulturore, kombëtare e ndërkombëtare.

Nëpërmjet një reagimi në facebook sa i takon çështjes së anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO Ministri Cakaj ka theksuar: “Nënvizuam domosdoshmërinë e patjetërsueshme të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në UNESCO! Denoncuam fushatën dezinformuese të Serbisë ndaj Kosovës dhe e bëmë të qartë edhe njëherë: Shqipëria do të vazhdojë punën e pakursyer për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në UNESCO!”.

Cakaj u shpreh se refuzimi i aplikimit të Kosovës ishte një gabim historik. 

“Mbledhja e sotme do të ishte më e pasur dhe më e plotë nëse Republika e Kosovës do të ishte e pranishme sot. Shqipëria nuk do të kursejë asnjë përpjekje drejt rrugës së anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. Ky është një realitet që mund të shtyhet, por asnjëherë të shmanget", - theksoi kreu i diplomacisë shqiptare.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin

Zgjedhjet e vitit 2025/ Presidenti Bajram Begaj pret nesër në konsultime për datën PD dhe PS, e mbyll me Celibashin