Cakaj takim me zyrtarin e NATO-s: Synohet stabilizimi, zhvillimi dhe rritja e kontributit ushtarak e teknik të Shqipërisë

Cakaj takim me zyrtarin e NATO-s: Synohet stabilizimi, zhvillimi  dhe rritja e kontributit ushtarak e teknik të Shqipërisë

Cakaj gjatë takimit me zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me Zëvendës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mircea Geoana, gjatë qëndrimit në Bratislavë.

Gjatë takimit bashkëbiseduesit ndanë pikëpamje lidhur me kontributin e NATO-s në stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit, si dhe kontributin ushtarak e teknik të Shqipërisë në NATO.

“Theksuam edhe një herë përkushtimin për arritje të objektivit 2% në shpenzimet e mbrojtjes deri në 2024”, u shpreh Cakaj në një reagim në Facebook.

Po ashtu, diskutimi u përqendrua në prioritetet e Shqipërisë gjatë Kryesisë së OSBE-së dhe nevojën për vazhdimin e komunikimit të shkëlqyer në shërbim të vlerave e interesave të përbashkëta.

Cakaj dhe Mircea Geoana

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv

‘Kumti letrar i Ismail Kadare’, sonte në 22:00 ‘Elektroshok’ nga profesor Ardian Ndreca në Report Tv