Cakaj takon Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Holandë: Në Tribunale Ndërkombëtare duhet të shkojë Serbia, jo Kosova
Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greiçevc dhe ministri i Jashtëm Gent Cakaj
TIRANË- Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Hollandë, Lirim Greiçevci, për të biseduar imtësisht mbi të rejat e fundit nga Gjykata Speciale.
Me anë të një postimi në Facebook, Cakaj shprehet se krimet e luftës në Kosovë, të të gjitha profileve ushtarake e politike të UÇK-së, janë hetuar e gjykuar nga UMNIK-u, EULEX-i, Tribunali i Hagës, drejtësia vendore dhe tani, në fund, sërish edhe nga e Gjykata Speciale.
"Ndërkohë, krimet kundër njerëzimit, spastrimi etnik dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë, jo vetëm që nuk janë hetuar mjaftueshëm, por sot ato përgjithësisht nuk përmenden fare dhe bashkësia ndërkombëtare kryesisht qëndron e heshtur para tyre" - shkruan kryediplomati Cakaj në Facebook.
Sipas ministrit Cakaj, për Tribunale Ndërkombëtare e Gjykata Speciale ka nevojë Serbia për të gjitha mizoritë e saj në Kosovë, e jo Kosova për luftën e saj çlirimtare.
"Historinë e Republikës së Kosovës dhe shqiptarëve, nuk mund ta shkruajë askush", shprehet Cakaj në postimin e tij.
Në fund, Ministri në detyrë Cakaj thekson se Kosova do ketë gjithmonë mbështetjen dhe solidaritetin e plotë të Shqipërisë në këto rrethana jo të lehta.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5715
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Amarcord'/ Reparti sekret ushtarak 8770, ku Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Pajaziti, Ilaz Kodra u stërvitën! Rrëfimi ekskluziv i ushtarakut Eduart Abazi për Report Tv
16 Shkurt, 21:34
-
Ish-komandanti i UÇK-së Sylejman Selimi lirohet nga të gjitha akuzat, Haga ndërpret hetimet ndaj tij
13 Shkurt, 15:56
-
Edhe pse në paraburgim në Hagë, ish-krerët e UÇK-së votojnë në zgjedhjet e Kosovës
8 Shkurt, 19:58
-
Kosovë/ Gjykata Speciale dënon me 7 vite burg 3 ish-pjesëtarët e UÇK-së, shpallen fajtorë për pengim të drejtësisë
4 Shkurt, 16:37
-
Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë
7 Janar, 16:16
-
Ish-pjesëtari i UÇK-së mbërrin në Kosovë pasi u lirua nga burgu në Serbi
3 Janar, 19:56
-
Nënkryetarja e PDK-së i përgjigjet Albin Kurtit: Ndaj nuk aplikon për vizë amerikane, për shkak të formularëve?
31 Dhjetor 2024, 15:28
-
Kurti tallet me krerët e UÇK që po gjykohen në Hagë: Nuk shkoj t'i takoj, se duhen plotësuar shumë formularë
31 Dhjetor 2024, 12:57
-
Ahmeti: Nuk me vjen mirë që Kosova i ka marrëdhëniet kaq të ftohta me Amerikën dhe Evropën, falë tyre u çlirua!
29 Dhjetor 2024, 16:43
-
Pjesëtari i forcave serbe dënohet me 15 vjet burg në mungesë për krime lufte në Kosovë! Çedomir Aksiq akuzohet për vrasjen e 8 shqiptarëve në Reçak
26 Dhjetor 2024, 11:20
-
Ngrihet aktakuzë në mungesë për krime lufte në Kosovë
23 Dhjetor 2024, 11:01
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor 2024, 19:45
Pse personat ne foton e mesiperme duken si figura ne cardboard?!Foto e cuditshme!
PërgjigjuMos qit fall të lutem...!
Përgjigju