Cakaj takon Nën-Sekretaren e OKB: Shqipëria, gjithmonë partner i besueshëm

Cakaj takon Nën-Sekretaren e OKB: Shqipëria, gjithmonë partner i besueshëm

Gjatë pjesëmarrjes në punimet e sesionit të 74 të Asamblesë së Përgjithshme, Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, u takua me Nën-Sekretaren e Përgjithshme për Çështjet Politike dhe Paqendërtuese të OKB-së, Rosemary DiCarlo.

Në statusin e tij në facebook, Ministri në Detyrë Cakaj u shpreh se ky takim u fokusua në tre çështje kryesore: Mbështetja e Shqipërisë për rritjen e efektivitetit të operacioneve paqeruajtëse, të ndërmarra nga organizata dhe përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e "Fondit për Ndërtimin e Paqes”, nevoja për anëtarësim të Republikës së Kosovës në OKB dhe njohjen e pavarësisë së saj prej të gjitha vendeve anëtare, si dhe kandidatura e Shqipërisë për vendin e anëtarit jo të përhershëm në Këshillin e Sigurimit për vitin 2022-2023.

Shqipëria do të jetë gjithmonë një partner i besueshëm e faktor konstruktiv në marrëdhënie dypalëshe e organizata shumëpalëshe në përgjithësi!”- theksoi në përfundim Cakaj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen