Cakaj uron ministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut: Do thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin

Cakaj uron ministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut: Do thellojmë akoma më shumë bashkëpunimin

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.

Cakaj përgjatë telefonatës uroi Ministrin Osmani për suksese të pamatshme në mandatin e tij historik si kryediplomati i parë shqiptar i Maqedonisë së Veriut.

“Për më shumë, pasi ka shërbyer si Zëvendëskryeministër dhe Kryenegociator, ai merr përsipër edhe një përgjegjësi tjetër historike – udhëheqjen politike dhe diplomatike të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” - theksoi Cakaj në një postim në facebook lidhur me telefonatën e zhvilluar.

Për më tepër, Cakaj, shprehu gatishmërinë, që me homologun e sapoemëruar në krye të diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, të vazhdojnë punën për thellim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe, forcim të bashkëpunimit rajonal e rritjen të dinamikës politike për anëtarësim në BE.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja