Çako në Gjirokastër: Të evakuuarit janë rikthyer në banesa, vatrat e zjarrit mund të rindizen! Kryebashkiaku Golemi: Dëmet të mëdha, 700 ha të djegur! 2 të dyshuar për zjarrvënie

Nga Gjirokastra atje ku u shënua dhe viktima e parë nga zjarret, Kreu u Emergjencave Civile Haki Çako tha se banorët e 3 fshatrave që u evakkuan dje janë rikthyer në shtëpitë e tyre tani që situata është vënë në kontroll. Megjithatë Çako paralajmëroi se vatrat mund të rindizen herë pas here për shkak edhe të temperaturave, ndaj duhet pasur kujdes.

“Edhe në këtë moment është rishfaqur një vatër zjarri e cila ka filluar të shpërndahet. Po aktivizojmë kapacitetet dhe do vihet në kontroll. Si kjo mund të ketë edhe zona të tjera të rrezikshme që mund të rindizen. Po operojmë në të gjithë terren, me rritjen e temperaturave rriten dhe mundësia e rindezjes së vatrave. Ka vështirësi por do vazhdojmë të operojmë prioritet është jeta e njerëzve. Ka pasur të evakuuar dje por sot të gjithë janë rikthyer në banesa. Për shkak të vazhdimit të zjarrit në Karaburun janë dislokuar atje pasi këtu situata është vënë në kontroll. Do ketë ndëshkime ndaj autorëve të zjarreve po investigohen të gjithë ata që kanë vënë zjarre”, tha Çako.

Kreu i Bashkisë Gjirokastër Flamur Golemi tha se dje është kaluar një situatë shumë e rrezikshme dhe se humbja më e madhe ishte vdekja e 64 vjeçarit. Të djegura nga zjarret janë 700 hektarë tokë, theksoi Golemi.

“Kemi kaluar një situatë të rrezikshme dhe emergjente. Zjarri është afruar në zona të banuara, 2 fshatra kanë qenë të rrethuara nga zjarri. Helikoperi ka punuar pradite kemi 2 zjarrfikëse nga ministria. Dëmet kanë qenë të mëdha. Më shumë se 700 ha të djegura. Rreth 20 ha vreshtari, dëmi më i madh është humbja e një jete njeriu. Prona është më e dhimbshme por duhet të kuptojmë se jeta është gjëja më e rëndësishme”, tha Golemi.

Ndonëse situata sot është e qetë, Golemi tha se nuk duhet humbur vigjilenca. Sipas tij është e pamundur që 3 vatra zjarri të ndizen menjëherë në të njëjtën kohë, ndaj tha se 2 të dyshuar janë deri më tani për zjarrvënie të qëllimshme.

“Sot është riaktivizuar një vatër, po punohet për ta vënë në kontroll, situata sot është më e qetë por sduhet të humbasim vigjilencën. Nuk do thosha se kjo është shkaktuar thjesht nga një pakujdesi njerëzore sepse 3 vatra në të njëjtin moment më duket e paimagjinueshme. Të vendosen para ligjit këta kriminelë sepse skam çfarë u them tjetët. Në dijeninë time janë 2 persona të proceduar, u takon organeve ligjzbatuese të merren me këtë gjë. Këto kriminelë sduhet të tolerohen”.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur