TIRANË - Pas akuzave nga organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut në lidhje refuzimet nga policia që u bëhen disa qytetarëve për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së ka reaguar drejtori i përgjithshëm i policisë së Shtetit, Haki Çako.
 
Ky i fundit është shpehur sot se ai nuk ka urdhëruar daljen nga kompetencat, por thjeshtë funksionin normal dhe zbatimin e ligjit në lidhje me detyrimet që duhet të përmbushin dhe respektojnë qytetarët shqiptarë të cilët duan të lëvizin drejt vendeve të Bashkimit Europian.