Cakovic: Për shkak të flamurit mora
kërcënime me vdekje nga shqiptarët

Cakovic: Për shkak të flamurit mora<br />kërcënime me vdekje nga shqiptarët
Tërheqja që i bëri simbolit kombëtar shqiptar në ndeshjen e javës së 28 të Superiores mes Apolonisë dhe Tiranës në Fier duket se e ka bërë hero portierin, serb Vilson Cakovic në vendin e tij. Ngjarja që ndodhi në Shqipëri ka bërë jehonë të madhe në Serbi duke rikthyer edhe njëherë në vëmendje atë që ndodhi më 14 Tetor 2014 në Beograd mes Serbisë dhe Shqipërisë, pikërisht me flamurin, teksa të dy rastet kanë një të përbashkët, provokimin e lojtarëve serbë.

Megjithatë duket se ajo që ndodhi në Fier nuk u mbyll me aq, pasi portieri serb i Apolonisë së Fierit përmes një interviste për mediat serbe, “Kurir” shprehet se ka marrë mesazhe kërcënuese në adresë të tij përmes rrjeteve sociale për incidentin me flamurin kuqezi. “Qëllimi im ishte që të ekzekutohej sa më shpejt penalltia asgjë më shumë dhe veprimi erdhi në një moment gjaknxehtësie. Kam marrë më shumë se 50 mesazhe kërcënuese me vdekje, fyese dhe me një gjuhë urrejtje nga tifozët shqiptarë në rrjetet sociale pas asaj që ndodhi në Fier.

Megjithatë për atë që ndodhi unë kam gjetur mirëkuptimin e lojtarëve, pasi nuk ishte provokim dhe nuk kishte qëllime negative. Ndërrimi nga loja në pjesën e parë pas incidentit erdhi si pasojë e presionit të madh që tifozët po i bënin trajnerit, i cili më pas u detyra që të më zëvendësonte”shprehet ai. Gjatë intervistës, Cakovic akuzon edhe policinë për neglizhencë në momentin e futjes së tifozit në fushë me flamurin kuqezi “Tifozi u fut në fushë me qetësi duke përshkruar rreth 70 metra, ndërsa polici e shoqëroi në heshtje duke e shikuar”.

Ndërsa përsërit edhe njëherë se gjatë kohës që ka jetuar në Shqipëri nuk ka pasur asnjë problem, thekson se në Fier mund të rikthehet ditën e hënë pas pushimeve për shkak të ndeshjeve të kombëtareve për eliminatoret. “Askush nuk më ka njoftuar deri tani për asgjë, pres vendimin që do të marrë klubi” përfundoi ai. Ndërsa për “Novosti” në një tjetër intervistë ai thekson se “pas ndeshjes kam folur me mediat në Shqipëri dhe ua kam bërë të qartë se nëse situata do të përsëritej do ta bëja sërish të njëjtën gjë”.



d.balla/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni