UEFA ka përcaktuar sot gjyqtarët që do të gjykojnë në ndeshjet e Kampionatit Europian, që do zhvillohet në verë në Francë. Janë 18 gjyqtarë nga e gjithë Europa të përzgjedhur dhe një prej tyre është anglezi Martin Atkinson, gjyqtari që drejtoi ndeshjen Serbi-Shqipëri.
 
Kështu gjasat janë që kombëtarja jonë e futbollit të ketë sërish përballë saj Atkinson, i cili duhet thënë se me qëndrimin që mbajti në minutat pas episodit të dhunshëm nga ana e serbëve si dhe me raportin që dorëzoi në UEFA, vetëm miqësor që nuk mund të quhet kundrejt Shqipërisë.

atkinson

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)