Rivalë të Shqipërisë në Ligën e Kombeve, trajneri i Çekisë nuk fshihet: Dua vendin e parë në grup
Trajneri i Çekisë Petr Hasek
Janë mësuar datat dhe oraret e ndeshjeve të kombëtares në Ligën e Kombeve pas shortit të hedhur të enjten ku kuqezinjtë janë në grupin 1 të Ligës B, bashkë me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë.
Kuqezinjtë do ti nisin ndeshjet në transfertë me datë 7 shtator kundër Ukrainës në orën 20:45, ndërsa ende nuk dihet saktësisht stadium se ku do luhet kjo ndeshje. Për shkak të luftës Ukraina i ka luajtur përballjet e saj në fushë asnjëanëse, por deri në shtator asgjë s’dihet me siguri. Ndërkohë kuqezinjtë vetëm tre ditë pas asaj përballje do presin në Tiranë Gjorgjinë, ndërsa më poshtë është edhe kalendari i plotë.
07.09.2024 Ukrainë – Shqipëri 20:45
10.09.2024 Shqipëri – Gjeorgji 20:45
11.10.2024 Çeki – Shqipëri 20:45
14.10.2024 Gjeorgji – Shqipëri 18:00
16.11.2024 Shqipëri – Çeki 20:45
19.11.2024 Shqipëri – Ukrainë 20:45
Ndërkohë përveç Sylvinhos shortin e kanë komentuar edhe trajnerët e përfaqësueseve të tjera që janë në grup. Trajneri i ri i Çekisë, përfaqësueses që kuqezinjtë e mundën 3-0 në kualifikueset e Europianit, ka qenë më i drejtpërdrejtë pas shortit.
“Nuk do merrem duke bërë llogaritë, por dua të them se qëllimi ynë është i qartë. Në fund të edicionit duam të sigurojmë ngjitjen në Ligën A. Grupi është i balancuar dhe nuk do ndryshojnë shumë skuadrat që do kemi përballë. Do jetë luftë sportive në çdo ndeshje,”-u shpreh Ivan Hasek, trajneri i Çekisë.
Ndërkohë Ukraina, që në mars do ketë play-off në Ligën e Kombeve për të siguruar një biletë në Europian, pret gjithashtu përballje mes të barabartëve.
“Nuk kisha asnjë preferencë nga shorti, por dua të them se do ketë një luftë të ashpër në grupin tonë. Shqipëria po tregon një futboll solid dhe ndaj është kualifikuar në Europian, ashtu si Çekia,"-tha Serhii Rebrov, trajner i Ukrainës.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2097
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Speciale/ 2024 foli edhe shqip në Gjermani, Evropiani që shënoi historinë e kombëtares
1 Janar, 17:10
-
Nga sot zyrtarisht trajneri i Anglisë, Tuchel do të provojë 'Tre Luanët' kundër Shqipërisë
1 Janar, 15:51
-
Lufta/ Rusia sulm masiv me raketa në Kharkiv ditën e Krishtlindjes! Zelensky: 2025 të bëhet viti i paqes për Ukrainën
25 Dhjetor 2024, 08:15
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor 2024, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor 2024, 18:26
-
Votat e Shqipërisë për 'The Best'! Sylvinho zgjedh brazilianin e Realit, Gjimshiti nderon legjendën e Gjermanisë
18 Dhjetor 2024, 11:52
-
Ish-trajneri i Kosovës Bylblyl Sokoli për 'Report TV': Serbët në Tiranë do sillen si pulat, mund të fitojmë!
17 Dhjetor 2024, 14:06
-
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s mban mbledhjen e fundit për vitin 2024, të gjitha vendimet që u morën
16 Dhjetor 2024, 15:20
-
FIFA paraqiti hartën e re pa Krimenë, Kievi: Kërkoni falje
14 Dhjetor 2024, 21:41
-
Botërori 2026/ Përballja kundër Shqipërisë, Serbia pa tifozë në Tiranë (VIDEO)
14 Dhjetor 2024, 20:14
-
Kualifikueset e Botërorit 2026, Rraklli për Report TV: S'e doja këtë short, Sylvinho të bëjë ndryshime! Leci: Serbia mendjen për telashe, Kosova e ka vështirë
14 Dhjetor 2024, 16:00
-
Serbia i nis kualifikueset në Tiranë, Aleksandër Vuçiç: Do të jetë problem! Kanë skuadër të fortë
14 Dhjetor 2024, 08:57