Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Calavera ka takuar këtë të premte disa prej anëtarëv të institucioneve të Vettingut. Takimi i Calaverës me organet që do bëjnë pastrimin e figurës së gjyqtarëve dhe prokurorëve vjen një javë pas miratimit të strukturës së Vettingut në Kuvendin e Shqipërisë.
Në një postim në rrjetin social Tëitter, Genoveva Calavera ka shkruar se puna e drejtuesve të Vettingut do sjellë efekte pozitive në shoqërinë shqiptare. "Puna e skuadrës së Vettingut do sjellë ndryshim pozitiv", ka shkruar Calavera. Drejtuesja e ONM ka postuar edhe foto nga ky takim.

(Postimi i Calaverës në Twitter)

(Foto nga takimi i Calaverës me anëtarët e Vettingut)
Miratimi i strukturës së organeve të Vettingut shkaktoi mjaft polemika për shkak se qeveria reduktoi numrin e punonjësve si dhe shkurtoi shpenzimet në paga dhe ato administrative.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com