Call Center për shërbimet publike
Harito:S'ka më sorollatje qytetarësh

Call Center për shërbimet publike<br />Harito:S'ka më sorollatje qytetarësh
Në numrin 118 00 qytetarët do të mund të marrin çdo informacion që ju duhet për 400 lloje shërbimesh publike.

 “Pse e bëmë këtë gjë? Sepse konstatuam, pas nisjes së reformës së thellë të shërbimeve publike në sportel dhe jemi koshient që ka vështirësi për marrjen e shërbimit, ka vonesa në sportele. Për këto arsye kemi filluar këtë reformë dhe nga sot 409 shërbime nga 1400 sot mund të merrni përgjigjie në 118 00 dhe linja është e hapur nga e hëna në të shtunë nga ora 07:00 deri në orën 21:00 dhe qytetarët mund të telefonojnë edhe ditën e shtunë për të marrë informacion. Ne shpresojmë që të kemi fluks telefonatash pasi linjat do të jenë në funksion të tyre, pasi sa më shumë linja të ketë aq më shumë do komunikojnë qytetarët” ka thënë Harito.

Sipas ministres së Inovacionit dhe Administratës, Milena Harito nëpërmjet këtij numri ata shmangin vajtje-ardhjet nëpër sportelet shtetërore vetëm për të marrë informacion.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?