Ndërsa mori fjalën në Kuvend, deputeti Erion Braçe tha se aktiviteti i call center-ave nuk është risi, por është e nevojshme që në rastet e krimit, të cilin e quajti individual, të ndalohet nga autoritetet.

Gjithashtu i tha opozitës se nuk mund të përmendë emra të përveçëm të mazhorancës, kur kjo e fundit mund të mos ketë asnjë dijeni për çfarë ata bëjnë. Sa për akuzat kundrejt sektorit të ndërtimit, Braçe nënvizoi se nuk mund të damkoset në mënyrë kolektive.

“Ky nuk është një krim shtetëror, është një krim individual i personave që merren me këtë aktivitet kriminal. Është një fenomen që turpëron dhe shkatërron imazhin e Shqipërisë në raport me vende të BE që janë treguar bujarë me këtë vend. Mënyra si tregohen ngjarjet është abuzive, është histori e denjë dhe për Hollivudin. Unë s’kam ndërmend të merrem me filma, vazhdimisht në këtë sallë do të merrem me fakte, deri në fund. Do ju kërkoja që kur flisni për mazhorancën, duhet të dini që mazhoranca mund të mos dijë gjë fare për emrat që përmenden këtu dhe s’e ka për detyrim. Unë as e njoh fare këtë ndërtuesin, as e di kush është, as e kam takuar në jetën time dhe kam pasur shumë dëshirë t’i rri përballë kur zë trotuare. Është e thjeshtë të damkosësh një sektor të tërë dhe të thuash ndërtimi është sektori i kriminalizuar dhe duhet të kemi parasysh që në ndërtim ka një sektor publik dhe një privat që gjithsecili nga ne mund të ketë rezerva, por duhet të ketë parasysh numrat zyrtarë dhe mos të bëjmë pis në mënyrë kolektive”, tha Braçe.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - Kuvend/ Debate për ndryshimet në Rregullore, PD: Doni të kufizoni kohën që të mos flasim! Shtyhen 3 interpelanca me Nufin, Kumbaron e Koçiun