Zbulohen dokumentet/ Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant 'Berlinin' në Bllok, dy vite pasi ishte prishur

Zbulohen dokumentet/ Ivi Kaso dhe gruaja e Fullanit legalizuan ish-restorant 'Berlinin' në Bllok, dy vite pasi ishte prishur

Dokumenti

Anëtarja e Gjykatës se Lartë, Arjana Fullani dhe sekretari për çështjet ligjore në PD, njëkohësisht, njëkohësisht ish- inspektori antikorrupsion i ish-kryeministrit Sali Berisha, dyshohet se janë përfshirë në përfitimin e një prone në mënyrë të dyshimtë në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Ndërtesa, e cila ishte e paligjshme, u prish nga Policia Bashkiake e Tiranës në vitin 2010, ndërsa përfituesit e kësaj sipërfaqe toke, afërsisht 200 metra katror, e kanë legalizuar atë sikur të ishte ndërtesë në bazë të një vetëdeklarimi në Drejtorinë e ALUIZNI-t në shkurt të vitit 2013, afërsisht 2 vjet pasi ndërtesa nuk ekzistonte.

Sipas origjinës së pronës së përfituar, në vendin ku më parë ka qenë restorant “Berlini”, është legalizuar një sipërfaqe ndërtimi 200 metra katror, për shkak të supozimit se ka ekzistuar një ndërtesë 190 metra katrorë.

Pas kësaj, në Hipotekë shfaqet si pronare jo personi që ka vetëdeklaruar legalizimin, por Arjana Fullani, Ivi Kaso dhe një qytetare tjetër, jo person publik. Të tre poseduesit e rinj të pronës kanë bërë bashkimin e pasurisë dhe rezultojnë pronarë të saj.

Vetëdeklarimi për legalizim në mënyrë të paligjshme, është bërë nën garancitë e një personi që mbulonte zyrën antikorrupsion të Berishës, dhe një gjykatëseje të Gjykatës së Lartë. Edhe hipotekimi është bërë në kohë rekord./ Top Channel

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Mbyllen hetimet për Inceneratorin e Tiranës, SPAK çon për gjykim 12 prej të akuzuarve mes tyre dhe Lefter Koka

Mbyllen hetimet për Inceneratorin e Tiranës, SPAK çon për gjykim 12 prej të akuzuarve mes tyre dhe Lefter Koka