Braçe nxjerr dokumentet: AMF dhe institucione të tjera shteterore e dinin mashtrimin e FOREX me call center-a që në vitin 2018

Braçe nxjerr dokumentet: AMF dhe institucione të tjera shteterore e dinin mashtrimin e FOREX me call center-a që në vitin 2018

Ish-zv/kryeministri Erion Braçe, përmes një statusi në rrjete sociale ka reaguar për vjedhjen që iu bëhet qytetarëve të huaj nga kompanitë e rreme në Shqipëri. Ai shkruan se mashtrimi dhe vjedhja me call center është e njohur qartë prej majit të vitit 2018.

Braçe, teksa publikon disa dokumente, thotë se evidentohet mashtrimi, i cili jo vetëm që ka vijuar, por edhe është zgjeruar, duke u bërë masiv dhe duke goditur në Gjermani dhe Holandë. Erion Braçe ka publikuar dokumente të vitit 2018, që i referohen seancës dëgjimore për vlerësimin e punës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare.

Ai thekson se edhe qeveria ka përgjegjësi ndërsa tashmë është koha që AMF, SHISH, Policia, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista dhe të tjera agjencive që të japin llogari.

Sipas ish-zv.kryeministrit këto institucione duhet të tregojnë se çfarë kanë bërë, çfarë nuk kanë bërë, çfarë nuk ka funksionuar dhe arsyet përse.

Statusi i Braçes në Facebook
Mashtrimi e vjedhja me call center, e njohur dhe e qartë prej maj 2018! Tani koha për të dhënë llogari! Dokumentat në foto janë të maj 2018;
I referohen seancës dëgjimore për vlerësimin e punës së Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare;
1. Raporti i vlërësimit të Komisionit të Ekonomisë së Kuvendit;
2. Protokolli i seancës së pyetjeve dhe përgjigjeve në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit;
3. Rezoluta e Kuvendit për vlerësimin e punës së AMF.
Në të treja dokumentet evidentohet mashtrimi prej një rrjeti të Call Center me zyra në Tiranë e jo vetëm dhe me operim me tregjet e kapitalit; pohohet mashtrimi, pra pranohet; njoftohen masat e marra dhe agjensitë ligjzbatuese që duhet të kryenin detyrat e lëna në rezolutën e Kuvendit.
Por mesa duket mashtrimi jo vetëm që ka vijuar por edhe është zgjeruar, bërë masiv dhe ka goditur në Gjermani e Holandë.
Tani është koha për të dhënë llogari! AMF, SHISH, Policia,  Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave të Pista dhe të tjera agjenci të cituara në këto dokumente duhet të thonë tani çfarë kanë bërë, çfarë nuk kanë bërë, çfarë nuk ka funksionuar dhe arsyet përse.

Mbi 1 mijë qytetarë të huaj dyshohet të jenë mashtruar nga kompani të rreme në Shqipëri që përdorin Forex për t’i joshur ata të investojnë në bursë me premtimin se do u dyfishohet fitimi. Organi i akuzës është vënë në lëvizje pas denoncimeve nga shtetet e huaja, dhe po i kërkon informacion bankave të nivelit të dytë, tatimeve dhe kompanive telefonike për lëvizjet e kompanive call center të dyshimta.

Report Tv ka siguruar dokumentin, ku tregohet se si një qytetar gjerman është mashtruar nga këto Call-Centre, e që kap shifrën prej 9 700 euro. Kjo është letërporosia që ka ardhur nga autoritetet gjermane për Prokurorinë e Tiranës. Kërkohet marrja në pyetje e 3 personave të kompanive shqiptare për të zbuluar IP e kompjuterit

    /xy/Shqiptarja.com
    Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      27 Nëntor, 11:43

      Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



    ×

    Lajmi i fundit

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

    Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë