Camaj edhe Koliqi agjent? Sadik Bejko: S’flitet për spiunim, historia është ndryshe! (VIDEO)

Shkrimtari, poeti edhe studiuesi i letërsisë Sadik Bejko analizon materialin e studiuesit Auron Tare "Dritëhije mbi Camajn dhe Koliqin" të botuar në “Peizazhe të fjalës”. Në këtë shkrim këta dy autorë trajtohen si informatorë të agjencive të huaja të spiunazhit. Por, Sadik Bejko mendon se ne këtë publikim nuk duhet ta trajtojmë si histori policeske.

“ Ne në botimin e Auron Tares duhet të marrim atë që, ka një anë të fshehtë dhe që duhet ta pranojmë. Nuk është hera e parë që janë thënë këto. Ka pas histori për shkrimtarët në të gjithë botën. Por ne duhet ta pranojmë këtë, jo si histori policeske, por si studim që do të jetë në dobi të kulturës sonë. CCdo zbulim arkivor ngjall diskutim, por unë jam për hapjen e tyre. Interpretimet që bëhen janë të lira për çdokënd. Asnjë zbulim nuk e rrëzon veprën e tyre. Ata që mendojnë se do i kapin dhe do i varin në mes të Tiranës, ata gjithmonë do gjejnë agjentë. Por, kjo nuk është histori e tillë, është histori sponsorizimesh”, shpjegon Bajko.

Prandaj, profesori shprehet se infiltrimi i shkrimtarëve në këto agjentura është shfrytëzuar për botimin e veprave.

“Ka qenë shekulli XX që i ka përdor shkrimtarët. Inteligjenca perëndimore pati synim filozofinë e Antonio Gramshit, që thoshte: “Kush ka me vete, gazetarët, shkrimtarët, piktorët fiton luftën”. Në këtë kuptim shumë intelektualë menjëherë u infiltruan nga agjencitë e huaja. Këta shkrimtarë iu vunë në dispozicion këtyre agjencive, jo për t’i bërë spiunë, por për t’i promovuar edhe për t’i çuar në tregjet më të rëndësishme, ku afishohej dhe promovohej arti. Ishte një luftë kulturore nëse do fitonte arti abstrakt, modernist apo i realizmit socialist. Ndeshja e këtyre dy filozofive ishte lufta e kampeve, si luftë kulturore. Kjo nuk është luftë policeske, pasi janë përfshirë Sartri, Kamy etj., edhe domosdo që edhe Camaj e Koliqi janë përfshirë në një betejë të tillë kulturore, që ka qenë në ndeshjen dhe përfshirjen mes dy blloqeve. Unë do të thosha se kjo histori përkon me historinë e kulturës shqiptare, as Barleti s’do ta botonte veprën e vet të famshme për Skënderbeut nëse nuk do ta ndihmonte Republika e Venedikut, ku ai punonte si klerik”, shton profesori.

Bejko mendon se jo vetëm akademia, por dhe shteti duhet të financojë që të bëhet një studim serioz për shkrimtarët që kanë qenë jashtë vendit.

“Të bësh një vëzhgim për shkrimtarët që kanë qenë jashtë Shqipërisë kërkon një program që kushton. Nëse shteti shqiptar e programon dhe financon këtë, kjo mund të bëhet në mënyrë shkencore”.

Sadiku shprehet se në veprat e tyre nuk ka elementë antikombëtarë.

 “Në veprën e Koliqit nuk gjen një vepër që i thur himn fashizmit apo përçon ide fashiste. Veprat e tij kanë hedh themelet e prozës shqiptare bashkë me Kutelin. Unë nuk di ndonjë shkrimtarë që ka jetuar jashtë Shqipërisë, që të ketë pas vepra antikombëtare. Asnjë”, përfundon shkrimtari Bejko.

Studiuesi përfundon se çdo tentativë për të parë ndarjet krahinore në kulturën shqiptare është e gabuar.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar