“Kur xhirova skenat në plazh kam qenë pa stërvitje, por nuk mendoja se do dukesha keq në krah të Kate” , u shpreh Cameron Diaz kur e pyetën për xhirimet e filmit “The Other Woamn”.

Nuk është e lehtë në fakt të vraposh me bikini krah të mahnitshmes Kate Upton pa të krahasuar me të.

kate upton

Por duket se Diaz është e kënaqur me linjat e saj.

“Jam 20 vite më e madhe se ajo dhe nuk përpiqem të jem si ajo. Është shumë e bukur dhe ne jemi krejtësisht të ndryshme. Jam e lumtur që jam 41 vjeç dhe ndihem shumë mirë me trupin tim. Kujdesem për veten dhe kaq”, tha Diaz, e cila është njohur me Kate Upton gjatë xhirimeve të filmit në fjalë.

kate upton

Protagoniste në këtë film është edhe aktorja Lesslie Man.

Ky film fokusohet në planin e tre femrave të cilat kërkojnë hakmarrje pasi zbulojnë se tradhëtohen nga i njëjti mashkull.

Ashtu siç duket edhe në foto tri aktoret janë në top formë me bikini.

kate upton

(b.t/shqiptarja.com)