Cameron: Eurozona të bashkohet
në të kundërt do të shkatërrohet

Cameron: Eurozona të bashkohet<br />në të kundërt do të shkatërrohet
Kryeministri britanik Devid Cameron ka vënë në alarm udhëheqësit e eurozonës. Në një audiencë përpara biznesmenëve në Mançester të Britanisë ai shprehu se, eurozona do të bashkohet në të kundërt do të gjëndet përballë shkatërimit.

Ose europa është e pajisur me një eurozonë të qëndrueshme, me banka të rregulluara dhe të mirëkapitalizuara dhe me një politikë monetare për të mbështetur një europë të tërë, ose do të gjendemi në territore të paeskploruara të cilat paraqesin rreziqe për të gjithë- deklaroi Cameron

Ai u bëri thirrje udhëheqësve europianë se duhet të kuptojnë ose duhet të përballen me një kolaps të mundshëm. Në fjalën e tij ai vlerësoi se Greqia tashmë është në buzë të shkatërrimit total dhe se mbijetesa e euros tashmë është vënë në dyshim.
Unë e di mirë që shtetet e eurozonës mund të mirëpresin dhe vlerësojnë sugjerimet që nuk janë pjesë e BE, siç janë Britania e Madhe e cila gjithashtu ka vështirësitë e saj dhe probleme me borxhin. Por pavarësisht kësaj, vështirësitë që po has eurozona, i përkasin dhe Anglisë- tha Cameron.
Për të mbështetur ngritje ekonomike në Europë, kryeministri britanik deklaroi se është i gatshëm për të eksploruar mënyra të reja, sikurse rruga e “bonove të projektit të euros” të presidentit François Hollande, i cili është një nga mbështetësit për të financuar punët e infrastrukturës.

(fj.di/shqiptarja.com)



  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës