Theresa May do të jetë kryeministrja e ardhshme e Britanisë së Madhe. David Cameron ka njoftuar se do të japë dorëheqjen nga posti ditën e mërkurë. Pasuesja e tij, Theresa May do të emërohet në krye të qeverisë britanike po atë ditë. Cameron ka deklaruar se kryeministrja e re do të ketë mbështetjen e tij të plotë.
Rivalja e saj Andrea Leadsom vendosi të tërhiqet nga gara për kreun e Downing Street. Në një deklaratë të shkurtër për mediat, Ministria e Energjitikës tha se nuk kishte mbështetjen e duhur për të drejtuar një qeveri të fortë dhe se do të mbështeste kandidaten May.
David Cameron i Partisë Konservatore britanike dha dorëheqjen menjëherë pas humbjes së referendumit për qëndrimin e Britanisë së Madhe në Bashkimin Europian.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com