Kryeministri britanik David Cameron tha se provat janë të kufizuara, por në rritje se forcat qeveritare siriane kanë përdorur armë kimike kundër kryengritësve. “Kjo cështje është jashtëzakonisht serioze dhe kjo do të thotë një krim lufte”, - është shprehur kryeminstri britanik Cameron.

Të enjten, Shtëpia e Bardhë tha se agjencitë amerikane të zbulimit besonin ", me shkallë të ndryshme të besimit" se Siria kishte përdorur gazin sarin në një "shkallë të vogël" kundër civilëve.

Ndërsa zyrtarët sirianë kanë denoncuar këto pretendime si "gënjeshtra" dhe se nuk do të përdonin kurrë lëndë kimike kundër popullit të tyre.

(ad.ti/l.ç/shqiptarja.com)