Reformimi i anëtarësisë së Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Evropian nuk është një mision i pamundur. Kjo është deklarata që pritet të japë, sot David Cameron ndërkohë që do të paraqesë dhe listën e kërkesave, bën me dije BBC.
Letra e presidentit të Këshillit Evropian do të hapë rrugën për bisedime të detajuara midis liderëve të BE-së. Cameron është angazhuar për të arritur një marrëveshje më të mirë me liderët e BE-së përpara referendumit i parashikuar nga fundi i vitit 2017, por që mund të mbahet dhe në vitin 2016.
Sipas BBC, që publikon pjesë të fjalimit të tij, Cameron do të fokusohet në 4 pika që përbëjnë thelbin e rinegocimit:
1.mbrojtja e tregut britanik dhe vendeve të tjera jashtë zonës së euros;
2. nxitja e konkurrencës;
3.çlirimi i Britanisë nga detyrimi “për një union më të bashkuar” dhe mbështetja e parlamenteve kombëtare
4.kufizimin e përfitimeve në tregun e punës për emigrantët.
Ndërkohë që ministri i Europës, David Lidington tha se qeveria shpreson të arrijë marrëveshje përpara dhjetorit, kur do të mbahet edhe samiti kryesor i liderëve të BE.
Cameron u shpreh se ai dëshiron që Britania të qëndrojë e reformuar në BE, por ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit nëse ai nuk siguron ndryshimin që ai dëshiron së bashku me liderët e 27 vendeve të BE-së.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com